1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një i vrarë dhe tre të plagosur nga shpërthimi i një autobombe në Liban

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlZ
Beirut: Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në afërsi të kryeqytetit libanez humbi jetën një person. Tre punëtorë sirian pësuan lëndime kur masa shpërthyese u aktivizua në vendbanimin me shumicë të krishterë Suk Mosbeh në veri të Beirutit. Sipas të dhënave të policisë me këtë rast janë shkaktuar dëme të mëdha. Ky ishte shpërthimi i pestë në rajonin e Beirutit që prej fillimit të luftimeve mes ushtarëve dhe sktremistëve të Fatah al Islamit me 20 maj të këtij viti.