1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një ish gjeneral i NATO-s për paqen mes Izraelit dhe palestinezëve

29 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CUUS

SHBA-të kanë emëruar ish komandantin suprem të forcave të NATO-s për Europën Xhejms Xhons, (James Jones) të dërguarin e posaçëm për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ish gjenerali do të bashkëpunojë me izraelitët dhe palestinezët për të përmirësuar sigurinë, tha ministrja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs (Condolezza Rice). Presidenti Xhorxh Bush (George Bush) u takua edhe një herë në Uashington me presidentin palestinez Mahmud Abaz dhe kryeministrin izraelit, Ehud Olmert. Më pas ai deklaroi se SHBA-të do të ndihmojnë për krijimin e një shteti palestinez që të mund të jetojë me Izraelin në paqe. Gjatë konferencës njëditore për Lindjen e Mesme, që u zhvillua në Anapolis, izraelitët dhe palestinezët ranë dakort që deri në fund të vitit 2008 të arrihet një fqinjësi shtetërore paqësore. Bisedimet do të fillojnë mbas dy javësh.