1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një jetë të tërë i lidhur me botën arabe dhe me Lindjen e mesme, Hans Jyrgen Vishnevski vdiq më 24 shkurt

25 Shkurt 2005

Në moshën 82 vjeçare u nda nga jeta Hans Jyrgen Vishnevski,politikani socialdemokrat i cili për pjesën më të madhe të gjermanëve do të kujtohet si burri që në vitin 1977 kishte pjesën më me influencë në lirimin avionit Lufthansa të rrëmbyer nga terroristët

https://p.dw.com/p/Ar4X


1946-1990, Hans Jyrgen Vishnevski është i njohur në gjeneratën e politikanëve të kësaj kohe që bën emër në Gjermaninë e vjetër. Ai kishte një biografi të partisë social-demokrate klasike.Në vitin 1922 ai lindi në Allenstein, e më pas pas luftës menjëherë hyri në Partinë social-demokrate dhe si një metalurg do të bëhej edhe anëtar i sinidikatave të industrisë.Ndoqi një rugë të gjatë mbi punën në sindikata dhe në parti duke shënuar gjithmonë suksese .Vishnevski erdhi në Bundestag dhe për një vit ai u bë europarlamentar.
Në kuadër të angazhimit të tij në politikën federale dhe në atë të politikës së brëndëshme të social-demokratëve mandati i tij ka përfunduar në vitin 1990.
Çfarë atë e tipizoi si politikan në gjeneratën e asaj kohe ishte fakti se ai kishte një interesimi mjaft të madh për botën arabe dhe Lindjen e mesme.Prandaj edhe quhej Ben Wisch. Përvoja e tij në këtë zonë dhe kontaktet shume të zgjeruara ishin shumë të dobishme për atë si Ministër federal për bashkëpunimin ekonomik dhe më vonë kjo do ta ndihmonte atë edhe në detyrat pasardhëse si Ministër shteti në zyren e Kancelarit që në atë kohë ishte Helmut Shmid.
Gjatë kohës që Vishnevski ishte në krye të politikës, Republika federale e Gjermanisë ishtë përfshirë nga një krizë e madhe.Në vitin 1977 fraksioni i "Ushtrisë së kuqe" rrëmbeu Presidentin e punedhënësve, Hans Martin Schlajer me kusht lirimin e shokëve të idealit, në të njëjtën kohë një komandë arabe mori peng një avion të Lufthansës.Vishnevski pati një influencë të madhe në zgjidhjen ekëtij problemi më mjaft rrezik.
Shumë terroristë vdiqën gjatë aksionit ,por pasagjerët dolën të lirë.Schlajer megjithatë pak më vonë do të vritej nga rrëmbyesit e tij.
Vishnevski ka udhëhequr në vitet e mëvonshme përsëri misione të vështira ,përveç botës arabe edhe në Amerikën qëndrore.
Deri kohëve të fundit Hans Jyrgen Vishnevski ka qenë gjithmonë në udhëtim.Në fund të vitit 2004 ai udhëtoi për ceremoninë e varrimit të Presidentit palestinez Jaser Arafat në Lindjen e mesme.