1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një kapitull i ri në marrëdhëniet transatlantike?

Bern Rigert9 Shkurt 2005

Ministrja e Jashtme, Kondolesa Rajs gjatë turit të saj evropian ju ka bërë thirrje evropianëve të fillojnë një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike. Uashingtoni dëshiron një Evropë të fortë si partnere me qëllim që të kemi një botë demokratike dhe të sigurtë - u shpreh Rajs në një fjalim para Institutit parizian për studime politike

https://p.dw.com/p/ArFC

Në Poloni, Itali, Francë apo Belgjikë, gjithkund Kondolesa Rajs u përpoq të shesë mesazhin e saj të vjetër në një paketim të ri. Ofensiva sharmante që vjen nga Uashigntoni ka qëlluar në shenjë tek evropianët, që mezi i presin deklaratat përkëdhelëse të tij. Ministrat e Jashtëm të Natos të rreshtuar në Bruksel ishin të gatshëm, të tundnin kokën me miratim kur
"Madame Secretary" bëri fjalë për shansin e mirë që të tejkalohen diferencat mes Uashingtonit dhe Evropës për politikën e Irakut. Toni vëllazërus ishte i ri, por sigurisht Kondolesa Rajs la të kuptonte, se ajo pret një shpërblim për këtë harmoni të re.
Evropianët duhet të punojnë me SHBA së bashku- kjo ishte kërkesa e saj e shoqëruar nga një buzëqeshje që të fitonte zemrën. Evropianët e lanë mënjanë faktin se ishte Kondolesa Rajs ajo, që e përcaktoi në mënyrë vendimtare kursin e politikës së Irakut tek presidenti i saj. Ishte ajo që pas pushtimit të Irakut, donte të ndëshkonte francezët dhe të injoronte gjermanët. Tani Kondi- si quan atë edhe mentori i saj, Xhorxh Bush- fluturon mes reve rozë në Evropë. Rajsin nuk e kundërshtoi kush hapur, megjithë deklaratën e saj, se SHBA nuk do të durojnë status quo- në botë, thënë ndryshe, dhunimin e lirisë dhe tiraninë në Lindjen e Mesme, Azi, frikë dhe Kubë, megjithëse kjo mund të kishte konsekuenca të mëdha edhe për vetë evropianët.
Por çfarë presin konkretisht evropianët, këtë do t'ua bëjë të ditur kolegëve të tyre në takimin e Natos në Nicë, Ministri i Mbrujtjes Donald Rumsfeld. Me këtë Rajs i ka duart e lara. Ajo luan rolin e së mirës, ndërsa xhaxhai i ashpër nga Amerika, Ramsfeld kërkon më shumë trupa në Afganistan, më shumë specialistë policie në Irak, dhe më shumë shpenzime në buxhetin e armatimit nga ana e evropianëve. Kur pas dy javësh, vetë presidenti amerikan në rolin e tij të sharmantit "par excllence", jo aq tipik për të, të vijë në Evropë, atëherë shefat e shteteve dhe qeverive të BE do ti përkulen atij tek këmbët.

Testi i parë për marrëdhëniet transatlantike pas ftohjes së tyre me Irakun, do të jetë politika që do të ndiqet në të ardhmen me Iranin dhe Kinën. Ndërkohë që Bashkimi evropian edhe më tej vazhdon tregtinë me Iranin- nën moton marrëdhënia të mira si shkëmbim për heqjen dorë nga programet e armëve atomike- për Kondolesa Rajs e te tjerë thjesht eksistenca e një regjimi represiv mullahësh do të jetë një arsye për të ndërruar status-quo-në. Edhe në rastin e Kinës, Evropa synon tregti te mirë, ndërkohë që SHBA refuzojnë heqjen e embargos për arsye strategjike. Deklarata e Ministres Rajs, se presidenti Xhorxh Bush është i vendosur të përforcojë lidhjet trasatlantike, duhet kuptuar si shpërblim apo kërcënim? Një notë mosbesimi kanë në këtë pikë evropianët me siguri.