1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një koalicion i pazakontë kundër IS-it

Christina Ruta4 Dhjetor 2015

Koalicioni ndërkombëtar kundër IS-it është i madh dhe përbëhet jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga shumë vende arabe dhe Rusia.

https://p.dw.com/p/1HHGI
Fotografi: Getty Images/AFP/Y. Karwashan

Pas sulmeve të Parisit ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius hodhi idenë për një bashkëpunim ushtarak me trupat siriane në luftë kundër të ashtuquajturit "Shtetit Islamik" (IS). Me ushtarë pra që aktualisht janë duke luftuar në luftën civile siriane në anën e Presidentit Asad kundër milicisë terroriste, por edhe kundër rebelëve të moderuar që i mbështet perëndimi. Megjithatë, bashkëpunimi i mundshëm duhet të ndodhë vetëm pas një tranzicioni politik dhe pa autokratin Asad.

Edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, mendon se me një pjesë të trupave siriane mund të bashkëpunohet, por pa e specifikuar nëse e kishte fjalën për ushtrinë qeveritare.

Kush është pra ky partner i mundshëm bashkëpunimi? Dhe: çfarë roli luajnë besnikëritë kur palët që luftojnë në luftën civile kundër njëra-tjetrës dhe mbështeten nga fuqi të ndryshme - si Rusia dhe Perëndimi - duhet të luftojnë në të ardhmn krah për krah?

"

Syrien Syrische Armee
Fotografi: Getty Images/AFP/Y. Karwashan

Qeveri tjetër si komandant i përgjithshëm

Një bashkëpunim i tillë është i vështirë të imagjinohet, thotë ekspertja për Lindjen e Mesme Muriel Asseburg nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë. Megjithatë, sipas saj "Ideja është që të ketë një qeveri kalimtare të besueshëm dhe gjithëpërfshirëse (një qeveri në të cilën janë të përfaqësuara të gjitha grupet kryesore etnike, shën. i redaksisë), e cila më pas do të marrë përsipër komandën e lartë të forcave të armatosura. Atëhere do të ketë trupa, të cilat nuk do të ndjehen të detyruara ndaj regjimin aktual, por ndaj qeverisë së re.

Përveç kësaj, koalicioni ndërkombëtar kundër IS është i madh dhe përbëhet jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga shumë vende arabe dhe Rusia, që është pozicionuar qartë në luftën civile siriane pro qeverisë siriane. Për këtë arsye, ushtria nuk duhet të "ndryshojë plotësisht anët".

Mbështetje e pavendosur dhe mosbesim

Shumë ushtarë gjithsesi nuk luftojnë plotësisht vullnetarisht për regjimin e Asadit. Ushtria siriane është ushtri që bazohet tek rekrutimi i detyruar. Shumë ushtarë nuk kishin pra mundësi refuzimi dhe ka pasur dezertorë të shumtë. Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, që është i afërt me rebelët prej shërbimit ushtarak kanë dezertuar 70,000 sirianë. Megjithatë ky informacion nuk mund të verifikohet.

Po ashtu sipas vlerësime në luftime janë vararë rreth 80.000 ushtarë, dhe ushtria nga 300.000 vetë duhet të ketë tani rreth 180.000.

Aktualisht regjimi i Asadit mbështetet kryesisht tek pjesët alavite të ushtrisë, që i përkasin drejtimit shiit të fesë islame. Edhe pse ata përbëjnë rreth 12% të popullsië, në radhët e oficerëve të ushtrisë numri i tyre është i madh, thotë ekspertja Asseburg. Edhe regjimi i Asadit është alevit.

"

Syrien Kämpfe IS Kwairis Military Airport
Fotografi: picture-alliance/Syrian Arab News Agency

Kurse ushtarët e thjeshtë janë kryesisht sunitë. Qeveria u beson kryesisht alevitëve, meqë janë të një feje. Kurse trupat me përbërje sunite kontrollohen nga shërbimi sekret ushtarak.

Zgjerimi i sulmeve ajrore është "kundërproduktiv"

Ende nuk është e qartë se si mund të mobilizohen ushtarët alevitë në luftë kundër IS sunit. Sistemi në Siri është i tillë që nuk dëshmon patjetër për besin dhe besnikëri.

E qartë është megjithatë, se ushtria siriane ka qenë deri tani si aktor në luftën kundër IS më pak e angazhuar se kurdët. Relevante do të jetë kryesisht se sa mund të integrohen në një qeveri të re të mundshme të gjitha etnitë dhe besimet - veçanërisht arabët sunitë, që përbëjnë rreth 74 për qind të sirianëve.

"Faktori vendimtar në luftën e përbashkët kundër IS nuk është vetëm ana ushtarake, por bërja për vete e popullsisë civile," thotë ekspertja Asseburg. Kjo për momentin nuk po ndodh, madje po ndodh e kundërta. Zgjerimi i sulmeve ajrore kundër IS është sipas saj kundërproduktiv, sepse prej tyre vuan sidomos popullsia. Kjo nuk është një strategji e mirë për të fituar simpatinë e civilëve për luftën kundër IS-it.