1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një samit i dështuar, një shans i humbur

Horst Kläuser4 Korrik 2005

Takimi tripalësh me rastin e festimeve të 750 vjetorit të Kaliningradit

https://p.dw.com/p/ArDs
Fotografi: dpa

Kaliningradasit e festuan pervjetorin e qytetit të tyre me koncerte, dhe festime të ndryshme. Në pjesën zyrtare të festimit të 750 vjetorit të enklaves ruse në detin Balltik Kaliningrad dje presidenti rus Vladimir Putin ftoi kancelarin gjerman Gerhard Schrëder dhe presidentin francez Zhak Shirak, por jo vendet fqinje Letoninë dhe Poloninë. Kjo shkaktoi pakënaqësi në samitin e qytetit me histori të vështirë. Kënigsbergu dikur gjerman u bë pas luftës së dytë botërore Kaliningradi rus dhe lufton prej luftës së dytë botërore për rritje ekonomike. Në qëndër të takimit tripalësh nuk ishte e ardhmja e Kaliningradit as perspektivat e mëdha politike botërore, por më shumë e kaluara e këtyre tre kryetarëve të shtetesh.
"Nu shto?" pyesin veten rusët "Cfarë ishte kjo". Zari i madh, një hap i madh përpara nuk ishte takimi ndermjet Putinit, Schrëderit dhe Shirakut ditën e dielë. Më shumë një orë reflektimi e së kaluarës e një kancelari që duket se do të largohet, e një francezi të dërmuar dhe e një presidenti rus, i cili në fakt nuk duhej të ndjehej dot kurrë mirë në mes demokratëve. Zyrtare dhe gazetare shkojnë në një vend turistik në Balltik dhe gjejnë serish pohimet standarte politike, që i dinë të gjithë.
Kur pyet për shkaqet, se përse një spektakël i tillë organizohet ndonjë çikë, pergjigja është e paqartë. Denimi më i vogël i bie Zhak Shirakut. Ai angazhohet për modelin e financimit të Afrikës dhe gëzohet që tani së paku jashtë shteti është më i dëshëruar në vendin e tij.
Motivet e kancelarit gjerman Gerhard Schrëder janë më të dobëta: Ai mund të presë që nga fotografitë me mikun nga Kremlini të fitojë më shumë pikë në fushatën zgjedhore. Eshtë i emocionuar që pas festimeve të 60 vjetorit të përfundimit të luftës së dytë botërore në Moskë tani është kancelari i parë gjerman që viziton Kaliningradin. Cdo gjerman duhet të jetë krenar, që 60 vjet pas fundit të luftës botërore janë të mundura gjeste të tilla. Por çmimi për një miqësi të tillë, që është gati personale është i lartë.
Sa më i afërt kancelari me Putinin, aq më i madh tmerri tek kritikët e politikës ruse. Kur janë dëgjuar për herë të fundit pyetje të kancelarit për politikën ekonomike ruse, për shtetin juridik si për aferen e Kodorkovskit, për kufizimin e lirisë së mediave apo për gjendjen e demokracisë? A nuk janë më temë në Berlin të drejtat e njeriut në Rusi dhe Ceceni?
Dhe pastaj: Si mund t´u duket partnereve të rinj në BE Polonisë dhe Lituanisë, nqs kancelari gjerman thirret të festojë në Kaliningrad, por ata fqinjet direktë duhet të rrinë jashte. E gjitha është e turpshme dhe e dëmshme. Sepse fqinjet e enklaves ruse janë edhe fqinjet e Gjermanisë.
Polaket dhe balltiket për arsye historike nuk duhet të jenë në politikën gjermane më pak të rëndësishem se sa ruset. Thuhet se ndjenjat nuk kanë se ç´kerkojnë në politikë. Por budallallëqet diplomatike ngjallin emocione, që mund të bëhen të rrezikshme edhe për politikanët. Në vend që ruset, polaket dhe balltiket të pajtohen me njëri-tjetrin me rastin e qytetit evropian të Kaliningradit, të vendosin ura dhe dhe të detyrojnë me të butë Putinin që të ftojë fqinjet, kancelari gjerman feston heshturazi dhe behet keshtu ndihmes i diplomacisë së dështuar të Kremlinit.
Të festoje 750 vjet Kënigsberg mund të kishte qenë një spektakel i mrekullueshem evropian. Njerezit në qytet, rusë të gëzueshem simpatikë, do ta kishin merituar. Kështu që ai mbeti një samit i zbrazet i amullt, që bën dem.