1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Një vend jo i mëvetsishëm!"

Grit Hofman2 Gusht 2006

Konflikti kufitar mes Moldavisë dhe Transnistries së shpejti në prag të portës së BE-së

https://p.dw.com/p/ArAR
Ndërtesa qeveritare e Republikës jo të njohur në shkallë ndërkombëtare, Transnistria
Ndërtesa qeveritare e Republikës jo të njohur në shkallë ndërkombëtare, Transnistria

Mes dy vendeve të mëdha Rumanisë dhe Ukrainës ndodhet Republika e Moldavisë. Vetëm 4,6 milionë njerëz jetojnë këtu. Ky është vendi më i varfër i Evropës. Në të gjithë Lindjen e Moldavisë, direkt në kufirin me Ukrainën, ndodhet një brez përgjatë lumit Dnjestër: Transnistria. Ky vend me fundin e Bashkimit Sovjetik 1991/1992 e ka shpallur veten të pavarur. Faktikisht ai s´është njohur si shtet, por vetëm si pjesë brenda kufijve të Moldavisë të njohur në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Transnistria qeveriset prej ish-oficerëve të KGB-së. Kjo çoi në luftë civile që zgjati disa muaj mes Moldavisë dhe Transnistries. Me anëtarësimin e Rumanisë në BE në janar 2007 ky konflikt kufitar do të jetë në prag të portave të BE-së. Ndaj Unionit i duhet të pozicionohet qartë

Deri përpara pak muajsh kufiri më i hapur në Evropë isht : kufiri mes Ukrainës dhe Moldavisë. Ky rajon kufitar, Transnistrien është një brez që shtrihet në anën moldave, që jeton prej kontrabandës, falë kësaj hapësire të kalueshme të kufirit. Elisabet Shrëder është eksperte e Moldavisë në Parlamentin Evropian: "Gjithçka e futur kontrabandë në Evropë përmes kufijve, kalon përmes kësaj zone pa doganë: qofshin këta njerëz, drogë apo armë. Për vite me radhë BE-ja ka qenë e tërhequr dhe nuk e ka kuptuar, se ky është një rrezik i madh për sigurinë në vendet e unionit. Gjithçka që kalon përmes këtij brezi s´mund të ndalet më në kufijtë e tjerë."

Dimrin e shkuar Moldavia dhe Ukraina ranë dakord për të kufizuar qarkullimin ilegal të mallrave për dhe nga Transnistrien duke përforcuar kontrollet, në mënyrë që të dobësohej baza ekonomike për qeverinë e Transnistries. BE-ja u dha mbështetje këtyre vendeve duke dërguar 50 vëzhgues kufiri. Këta duhet të ndihmojnë nëpunësit e kufirit në Moldavi dhe në Ukrainë. Me qëllim që vendi më i varfër i Evropës, Moldavia, të ketë mundësi të vjelë sërish të ardhura nga doganat, thotë Ema Udvin, bashkëpunëtore e komisioneres së BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Valdner: "Për aq kohë sa ekziston ky kufi i hapur, prej nga zhvillohet tregti pa doganë dhe pa tatime që në fakt i përkasin kryeqytetit Kisinau, për aq kohë edhe qeveria moldave s´mund të vjelë të ardhurat që i takojnë."

Por Moldavisë i duhen urgjentisht të ardhurat prej tatimeve, në mënyrë që shteti të funksionojë sërish. Këto para vendit i nevojiten edhe për t´u mbrojtur ndaj forcave që luftojnë për pavarësinë e Transnistries, thotë ekspertja e BE-së, Elisabet Shrëder: "Ky s´është vend më vete. Transnistria është vetëshpallur si shtet. Por nëse bashkësia ndërkombëtare do të fillojë ta pranojë ekzistencën e një vendi të ri si Transnistria, ky do të ishte si një fuçi baruti në rajon, përmasat e konfliktit madje mund të shtrihen deri në Transkaukazi. Kjo pasi çdo provincë e vogël që i është nënshtruar një qeverie qendrore do të kërkojë të njëjtën gjë."

As qeveritë në Evropë dhe as Komisioni Evropian, s´duan t´i mbështesin përpjekjet e Transnistries për pavarësi. Një Transnitrie e pavarur do të ishte një shtet pa bazë ligjore. Sa i përket aspektit politik BE-ja lidhur me këtë duhet të negociojë në radhë të parë me Rusinë që e mbështet këtë vend. Pas fundit të luftës së ftohtë Moldavia dhe Ukraina dolën të pavarura, qëllimi ishte që Transistria të mbetej një territor i rëndësishëm ushtarak rus.

Kritikët akuzojnë Rusinë, se pikërisht për këtë arsye do ta mbajë këtë vend nën kontroll, për të pasur një bazë të rëndësishme ushtarake në portat e Evropës. Rusia përpiqet që t´i mbajë me çdo kusht trupat e saj në këtë vend, thekson Elisabet Shrëder: "Ato janë të detyruar që t´i tërheqin trupat prej andej qysh nga viti 1995. Por vazhdimisht gjenden emërtime të reja për trupën. Unë kam qenë shpesh atje. Dhe gjithmonë kalon përmes së njëjtës dhomë nga gjenerali tek trupat. Por në fakt atje ndodhet gjithmonë një tjetër tabelë me emërtime. Ndonëse pamjet përreth janë të njëjtat në tavolinë ndodhet gjithmonë një flamur i ri."

Qëndrimi zyrtar i BE-së ndaj Rusisë është më diplomatik nga poziciconi i eurodeputetetes ekologjiste Shrëder. Ndërsa veprimet janë ndryshe, sipas zëdhënëses Udvin: "Rusia e ka pranuar që BE-ja dhe ShBA të marrin pjesë në bisedimet për Transistrien. Për fat të keq këto bisedime kanë mbetur në vend numëro. Sepse ashtu siç është një shprehje, për të kërcyer tango duhen patjetër dy partnerë."

Hapat e përbashkëta siç duket Rusia dhe BE-ja i kanë të vështira. Në sfondin e varësisë prej gazit dhe naftës nga Rusia, është e vështirë të diskutohet për Transnistrien, statusin e saj dhe mundësinë e tërheqjes së trupave ruse. Megjithatë konflikti i Transnistries dhe situata jo e stabilizuar në Moldavi do të vazhdojë t´i preokupojë politikanët në Bruksel. Aktualisht ekziston një marrëveshje asocijimi mes BE-së dhe këtij vendi, së shpejti fqinj me antarët e bllokut.

Në Moldavi shumë njerëz ëndërrojnë për antarësimin e vendit të tyre në BE. Por kjo as që shtrohet për diskutim tani për tani thekson Ema Udvin: "Politika e fqinjësisë ende nuk gjykon për çështjen e anëtarësimit. Sfida më e rëndësishme për ne të gjithë është tani që të shohim të zhvillohet Moldavia, për të qenë një fqinj i stabilizuar ashtu siç e dëshiron kushdo."