1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Njësitë speciale lirojnë tre pengje në Irak

23 Mars 2006

Pas një drame katër mujore pengmarrjeje në Irak u liruan tre të huaj të rrëmbyer. Ata janë dy kanadezë dhe një britanik, të cilët punojnë për organizata kristiane të ndihmës. Ndërkohë që mungon çdo gjurmë për dy gjermanët e rrëmbyer.

https://p.dw.com/p/ArM6
Pengjet e liruara në Irak
Pengjet e liruara në IrakFotografi: AP

74 vjeçari britanik dhe dy kanadezët në moshën 32 dhe 41 vjecare u dërguan menjëherë në zonën e fortifikuar në qendër të Bagdatit, për t´u trajtuar nga ana mjekësore. Njësitë speciale të drejtuara nga ShBA i liruan pengjet të enjten prej dhunës së pengmarrësve. Më pas ministri i jashtëm britanik Xhek Strou deklaroi për publikun: "Njësitë britanike morrën pjesë në aksionin e lirimit të pengjeve, që u planifikua me shumë kujdes prej ushtarakëve të trupave të koaliconit. Unë kam folur dy herë me ekipin që ka punuar për aksionin e lirimit dhe tashmë jam i lehtësuar që ata patën një rezultat pozotiv", tha Strou.

Britaniku dhe dy kanadezët më 26 nëntor të vitit të kaluar u rrëmbyen në Bagdat, bashkë me amerikanin Tom Foks. Ata punojnë për organizatën e paqes "Christian Peacemakers Team". Më 7 mars televizoni arab Al Xhazira transmetoi videon e fundit të pengjeve. Në të tregohej një grup i quajtur "Brigada e shpatarëve të drejtësisë", i cili morri përgjegjësinë për rrëmbimin, por janë të paqartë emrat e njerëzve që qëndrojnë pas këtij grupi. Kërkesa e tyre është: lirimi i të gjithë të burgosurve në Irak. Dy ditë më vonë kufoma e 54 vjeçarit Foks u gjet në një periferi të kryeqytetit. Kufoma kishte gjurmë të goditjeve në shpinë dhe duart i kishte të lidhura, më pas pothuajse humbën shpresat për lirimin e pengjeve të tjera. Por së fundi erdhi lajmi për lirimin e tyre.

Në Irak ende ka një numër të madh të huajsh që ndodhen në duart e pengmarrësve, ndër to janë edhe dy gjermanët Rene Breunlih dhe Tomas Nicke. Nga qarqet e sigurisë në Berlin u njoftua me shumë rezerva lajmi, se ka shanse që dy pengjet janë ende gjallë.

Qysh prej fillmit të luftës përpara tre vjetësh në Irak janë rrëmbyer më shumë se 400 të huaj, shumica e tyre janë liruar. Spekulimet se për lirimin e tyre janë paguar para zyrtarisht nuk janë konfirmuar asnjëherë.