1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Njohja e realitetit të ri në Kosovë e bën më të lehtë mirëbesimin

Bahri Cani8 Shtator 2006

Në Prishtinë, po mbahet një konferencë për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia dhe përfaqësues serb të Kosovës. Në konferencë u tha se, njohja e realitetit të ri në Kosovë nga serbët dhe integrimi i tyre në shoqërinë kosovare do ta bënte më të lehtë krijimin e mirëbesimit ndërqytetar.

https://p.dw.com/p/Arco
Mitrovica
MitrovicaFotografi: DW

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues serb të shoqërisë civile nga Serbia thanë se rruga e vetme për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë është përfshirja aktive e të gjitha komuniteteve në këtë proces. Njohja e
realitetit të ri në Kosovë dhe integrimi i pakicës serbe në shoqërinë kosovare do ta bënte më të lehtë krijimin e mirëbesimit ndërqytetar.

Kështu u tha në një konferencë të organizuar në Prishtinë nga qendra për administrimin e konflikteve "Partnerët-Kosova", ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia dhe përfaqësues serb të Kosovës. Filip Pavllovic, është kryetar i organizatës joqeveritare, Fractal nga Beogradi.

Rruga e vetme për rindërtimin e mirëbesimit është komunkimi i drejtë, bashkupunimi dhe forcimi i mirëbesimit ndërqytetar. Ky proces duhet të jetë gjithpërfshirës dhe jo vetëm njëra palë të përfshihet në ndërtimin e urave të mirëbesimit tha, Filip Pavllovic.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, nga ana e tij thotë se institucionet e Kosovës janë maksimalisht të angazhuara për integrimin e pakicës serbe në shoqërinë kosovare. Mirëpo, në këtë proces sipas kryeministrit duhet angazhuar edhe pjestarët e komunitetit serb të cilët duhet ta njohin realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

Në konferencë u tha se në shoqëritë e paskonflikteve, duhet përfshirë ndërmjetësimin si një faktor për zvogëlimin e tensioneve dhe parandalimin e dhunës
brenda komuniteteve. Ndëmjetësimi sipas pjesmarrësve në konferencë ndihmon në krijimin e një ambienti paqeje, bashkëpunues i cili mund të jetësohet nga vetë
qytetarët. Komunikimi ndërqytetar dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit sidomos ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve edhe nga mekanizmat ndërkombëtar të
vendimarrjes është cilësuar si rruga e vetme për ndërtimin e një Kosove shumëentike me një paqe të qëndrueshme.