Notari amerikan hyn në histori

Phelps fiton medaljen e pestë të artë

Ylli i notit, amerikani Michael Phelps, ka fituar në Lojërat Olimpike të Pekinit medaljet e katërt dhe të pestë të artë duke u bërë kështu atleti më i suksesshëm në historinë 112 vjeçare të lojërave. Vetëm një orë pas suksesit në 200 metra delfin me rekord të ri botëror atleti i jashtëzakonshëm 23 vjeçar fitoi me stafetën 4-x-200-metra stil i lirë të SHBA-ve medaljen e vet të 11-të. Për herë të parë stafeta amerikane mbeti nën kufirin e shtatë minutave. Medaljen e argjendtë e fitoi Rusia, atë të bronztë Australia. Ekipi gjerman në olimpiadë shpreson këtë të mërkurë për medalje në skermë dhe në çiklizëm.

Na ndiqni!