1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nowitzki dhe Neuner sportistët e vitit 2011 në Gjermani

19 Dhjetor 2011

Basketbollisiti i Dallas Mavericks, Dirk Nowitzki, skiatorja Magdalena Neuner dhe kampionët në fuqi të Bundesligës Borussia Dortmund janë shpallur sportistët më të mirë të Gjermanisë për vitin 2011.

https://p.dw.com/p/13VbV
Dirk Nowitzki dhe Magdalena Neuner
Dirk Nowitzki dhe Magdalena NeunerFotografi: picture alliance/dpa/landov/DW-Fotomontage

Çmimet u dorëzuan ditën e dielë në një ceremoni të transmetuar live në televizion nga qyteti jugor Baden-Baden.

Nowitzki, i cili u bë basketbollisti i parë, që fiton këtë çmim, nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni, për shkak se është duke zhvilluar fazën e fundit përgatitore me Mavericks para fillimit të sezonit, që nis në 25 dhjetor. Në qershor Nowitzki udhëhoqi Mavericks drejt fitimit të titullit kampion në NBA dhe u shpall lojtari më i mirë i finaleve.

“Pas shumë vitesh karrierë,” tha Nowitzki. “Falë gazetarëve sportivë” vazhdoi me humor basketbollisti në një lidhjë direkte nga Teksasi. “Për herë të parë ju treguat se keni kuptuar diçka nga basketbolli.”

Basketbollisti është një nga yjet më të njohur në NBA dhe vitin, që shkoi, humbi për pak vota vendin e parë, që u rrëmbye nga kampioni i Formula Një, Sebastian Vettel

Të tjerë kampionë

Për Magdalena Neuner çmimi vjen afër fundit të një karriere të suksesshme në biathlon, që është një kombinim i skijimit me qitjen.

24 vjeçarja Neuner, e cila ka fituar këtë çmim edhe në vitin 2007, deklaroi se do të tërhiqej nga ky sport në fund të sezonit 2011-2012: “Të shpallesh dy herë si sportistja e vitit është me të vërtetë një arritje e madhe”, tha Neuner.

Ajo fitoi çmimin më një diferencë të mirë votash nga ndjekësja e saj më e afërt, tenistja Andrea Petkovic.

Ekipi i Borussia Dortmund-it
Ekipi i Borussia Dortmund-itFotografi: dapd

Në kategorinë e skuadrave çmimi i shkoi kampionëve të Bundesligës Borussia Dortmund, të cilët fituan titullin në maj të këtij viti.

“Titulli kampion ishtë një përrallë, që u bë realitet,” tha drejtori i skuadrës, Jürgen Klopp.

Fituesit u zgjodhën nga një panel gazetarësh sportivë, traditë kjo, që ka nisur që nga viti 1947.

Autor: Amarlido Topi (dpa)

Redaktoi: Angjelina Verbica