1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk mund të mohohet

Peter Filip22 Maj 2006

Diskutimi për zonat në Gjermaninë Lindore, ku të huajt është më mirë të mos shkojnë. Sigurisht që është gabim, që të shpallësh territore të tëra zona të rrezikshme radikale të djathta dhe zona ku nuk duhet shkuar, sepse me ketë fyen pa të drejtë qytetaret e ndershëm. Por situatën atje nuk mund ta mohosh. Më në fund duhet vepruar.

https://p.dw.com/p/Ar0X
Logo e rrjetit kundër ekstremizmit të djathtë
Logo e rrjetit kundër ekstremizmit të djathtë


Paralajmërimi i ish zëdhënësit të qeverisë Uwe-Karsten Heye, që vizitoret me ngjyrë të kampionatit të kenë kujdes nga disa rajone të Gjermanisë lindore ka shkaktuar një diskutim të madh. A është me të vertetë kështu, që në Gjermaninë Lindore janë krijuar zona, nga të cilat të huajt, që dallohen nga pamja si të tillë, duhet të rrinë larg, që të mos rrihen për vdekje?

Paragjykime apo paraljmërime serioze dhe të bazuara. Për këtë ka mendime të ndryshme. Edhe një herë. Sepse kjo temë ka nxehur gjakrat që prej javësh, kur një gjerman me origjinë nga Etiopia u rrah në rrugë të madhe në Potsdam dhe u plagos për vdekje. A janë gjermanolindoret me kunder të huajve dhe më racistë se sa pjesa tjetër e republikës? Dhe pastaj: Si sillemi ne në Gjermani me ata që kanë ngjyrë tjetër lëkure? Me vështirësi u mbyll ky diskutim, dhe tani është hapur sërish.


Për një ish zëdhënës të qeverisë fjalet kanë qenë me siguri të pazakonshme. Uwe-Karsten Heye paralajmëroi në një intervistë në radio, që vizitoret jo të bardhë të kampionatit të evitojnë më mirë disa zona të Gjermanisë Lindore, sepse atje kërcënohen nga rreziqe serioze. Heye shprehu vetëm atë, që dëshmojnë prej kohësh statistikat: Disa zona në Gjermani janë më të rrezikshme se sa të tjerat. Gabim megjithatë ishte shprehja se racizmi në Gjermani është "privilegj" i landeve lindore gjermane.

Statistikat zyrtare e kundershtojnë këtë dukshem. Radikalë të djathtë ka në lindje si dhe në perëndim dhe aktet e dhunës të këtyre njerëzve shtohen në të dy anët. Kohët e fundit me 25 për qind.

Por kjo nuk i bën as qytetarët e Gjermanisë lindore dhe as perëndimore racistë. Këtë Heye nuk donte ta thoshte dhe prandaj edhe e korigjoi pohimin e tij. Ai donte të tërhiqte vemendjen për një situatë të papërshtatshme për të cilën autoritetet dhe opinioni publik nuk i kanë sytë sa duhet hapur. Sulmet kundër të huajve me motive raciste deklarohen si "akte të veçanta" dhe njerëzit i drejtohen perseri rendit të ditës. Harrohen shpejt skenat e Rostokut, Hoyerswerdes, apo të Solingenit në fillim të viteve 90, kur të huajt i bënë fertele dhe shumica e qytetarëve bënin sehir.

Që prej atyre diteve në Gjermani situata është qetesuar, por baza e problemit nuk është evituar. Dhe nuk është e mundur, sepse nuk ka receta të sakta. Zinxhirët e dritave të qytetarëve të zemeruar bëjnë efekt të mirë në televizion, por nuk janë ilaç kunder racizimit. Ai i ka rrënjet në ajrin e ndenjur të shtepive mikroborgjeze të prindërve, në mungesen e perspektives dhe të punës, në mungesen e arsimimit dhe në rradhë të parë në mungesën e vendosmërisë, për të vepruar në mënyrë të prerë kunder saj. Kur në parlamentin e landit të Sachsenit thërrasin radikalët e djathtë, përse të mos ndjehen të nxitur përkrahësit e tyre, që të ndezin në rrugë qebaptore, apo të rrahin për vdekje afrikanë.

Sigurisht që është gabim, që të shpallësh territore të tëra zona të rrezikshme radikale të djathta dhe zona ku nuk duhet shkuar, sepse me ketë fyen pa të drejtë qytetaret e ndershëm. Por situatën atje nuk mund ta mohosh. Më në fund duhet vepruar. Dhe në rast nevoje duhet vepruar më me energji në mbikqyrjen, përndjekjen dhe dënimin, me qëllim që personat e dhunshëm dhe mbështetësit e tyre të vihen nën presion.

Kjo nuk mund të zgjidhet nga sot më nesër, pra dhe as deri në kampionatin e futbollit. Por sa më parë që të fillojnë aq më mirë.