1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Itali nuk qelben vetëm plehërat - korrupsioni mjaft shqetësues

Karl Hoffmann9 Janar 2008

Fenomeni i plehrave që shfaqet rregullisht në Itali është vetëm një nga shumë pasojat e sistemit te korruptuar politik në kete vend.

https://p.dw.com/p/Cn0T
Plehrat në NapoliFotografi: AP

Në Itali ka kohë tashmë që malet me plehra digjen në cepat e rrugës. Por plehrat janë vetëm një shembull për pazotësinë, me të cilën po qeveriset aktualisht Italia. Problemi i plehrave është një problem që prek të gjithë jugun e Italisë, ku vetëm 8% e plehërave riciklohen. Ajo që po ndodh në Napoli mund të ndodhë në shumë komuna të tjera kur banorët e zonave të mos lejojnë krijimin e fushave të reja të plehrave në qytetet e tyre.

Korrupsioni në Itali

Ndërkohë makinat e plehrave janë në duart e politikanëve dhe jo në shërbim të qytetarëve. Shpesh pas tyre fshihen bosët e mafias apo Camorrës, të cilët kujdesen për numrin e duhur të votave dhe më pas marrin një shpërblim të majmë për punën e kryer: Poste qeveritare dhe para nga arkat e shtetit. Italia ndodhet në një situatë tepër kritike dhe mbi të gjitha problemet bien në kurriz të popullit, i cili voton gjithmonë për të njëjtët politikanë, ankohet intelektuali Aurelio Pes.

Pes: "Ne votuesit i çuam politikanët tek postet që mbajnë dhe tani ata kanë marrë kontrollin e çdo gjëje. Ata sillen si sundes që i mbushin të gjitha postet e rendësishme me simpatizantët e tyre: Mjekët në klinika, shkencëtarët në universitete e madje edhe drejtorët e shkollave dhe gjykatësit."

Pasojat janë fatale: Forcat drejtuese bëhen gjithnjë e më inkompetente. Kush drejton një klinikë univeristare, një këshill ekonomik apo një bashki për arsye se ka marrëdhënie të mira dhe jo për aftësi profesionale, nuk mund t´i zgjidhë dot problemet e qytetarëve dhe t´i japë vendit të tij impulse të reja për zhvillim.