1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OBSH e klasifikon COVID-19 pandemi

11 Mars 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ta përkufizojë përhapjen e virusit Corona si pandemi. Por kjo nuk e ndryshon situatën. Rastet e të prekurve në botë jashtë Kinës janë shtuar 13 herë.

https://p.dw.com/p/3ZF4B
Schweiz | Pressekonferenz: Weltgesundheitsorganisation WHO - Ausbreitung des Coronavirus wird als Pandemie eingestuft
Fotografi: Getty Images/AFP/F. Cofffrini

Përhapja globale e virusit Corona ka arritur tani në nivelin e një pandemie në përmasa të mëdha. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në Gjenevë, se organizata e tij e ka vlerësuar papushim 24 orë përhapjen dhe tani duhet bërë fjalë për një pandemi. "Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përmasat alarmante të përhapjes, seriozitetin e gjendjes dhe nivelin alarmues të paaftësisë në luftën kundër virusit", tha ai. "Ne mendojmë, që në ditët e javët e ardhëshme numri mund të rritet", shtoi kreu i OBSH-së.

Rastet e të prekurve nga virusi janë shtuar 13 herë

Tedros tërhoqi vëmendjen, se në dy javët e shkuara numri i rasteve me COVID-19 jashtë epiqendrës, Kinës, janë 13-fishuar. Numri i vendeve të prekura është trefishuar. Në mbarë botën, sipas tij, deri tani janë regjistruar zyrtarisht mbi 118.000 raste në  115 vende. Kanë vdekur prej këtij virusi të ri që prek mushkëritë deri tani 4291 njerëz.

China Coronavirus
Fotografi: Getty Images/AFP

Gjeni, izoloni dhe testoni....

Të gjitha vendet mund ta ndryshojnë ecurinë e pandemisë, theksoi Tedros: "Gjeni, izoloni, testoni, trajtoni çdo rast dhe ndiqni çdo gjurmë të tij." Fakti që OBSH e përkufizon tani si pandemi situatën, nuk ndryshon asgjë lidhur me rrezikun nga ky virus, vuri në dukje Tedros.

Nuk ka kritere zyrtare se në ç'moment të ecurisë së sëmundjes OBSH e klasifikon si pandemi atë. Përkufizimi pandemi nënkupton një sëmundje, që përhapet në mënyrë të pakontrolluar në të gjitha kontinentet.

Virusi i ri Sars-CoV-2 u konstatua për herë të parë në metrololin milionësh të Kinës. Vuhan në një treg kafshësh. Në Kinë ndërkohë atje gjendja ka nisur të qetësohet. Ndryshe nga sa po ndodh në pjesën tjetër të botës. Veçanërisht rëndë është prekur Koreja e Jugut dhe Irani. Në Europë është prekur kryesisht Italia. Autoritetet kanë regjistruar ndërkohë 12.462 të infektuar dhe 827 viktima. Ekspertët dyshojnë se mund të ketë një shifër më të lartë të pa verifikuar.

Në Gjermani janë infektuar nga virusi Corona mbi 1800 vetë të diagnostifikuar. Tre pacientë kanë gjetur vdekjen nga kjo sëmundje e re e mushkërive.

se/pg (rtr, ap, dpa, afp)