1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB: Duatrokiten polemikat e Shavezit dhe Ahmedinexhadit kundër Uashingtonit

Rainer Sytfeld22 Shtator 2006

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të enjten më 21 shtator kundërshtarët e Bushit Shavez nga Venezuela dhe Ahmedinexhad nga Irani patën prezantimin e madh. Veçanërisht amerikanojugori Shavez entuziazmoi pjesëmarrësit me cilësitë argëuese të tij. Por edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera si Libani apo Bolivia iu kundërvunë ashpër qeverisë së Xhorxh Bushit

https://p.dw.com/p/ArKO
Hugo Chavez dhe Mahmoud Ahmadinejad në takimin e nivelit të lartë të OKB, Nju Jork
Hugo Chavez dhe Mahmoud Ahmadinejad në takimin e nivelit të lartë të OKB, Nju JorkFotografi: AP

Presidenti i Venezuelës u prezantua si engjëll në lagjen Harlem të Nju Jorkut duke u premtuar 5.000 familjeve të paprivilegjuara gaz me çmim të ulët për dimrin e ardhshëm.

Një ditë më parë Hugo Shavez ish përballur me djallin duke bërë tym në samitin e OKB-së, atje ku armiku i tij dashur Xhorxh Bush mbajti fjalimin: "Një djall i vërtetë u shfaq, foli përpara Asamblesë së Përgjitshme dhe bëri kryqin. E megjithatë kemi të bëjmë me diçka më shumë, se sa vetëm me lojrat e një loloje oborri."

Miku i ngushtë i Fidel Kastros, që ka harmonizuar prezantimin në skenë me presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinexhad, u prezantua si një avokat orator dhe plot gjeste për njerëzit në hemisferën jugore, që e ndjejnë veten të shtypur nga imperializmi në shtepinë e bardhë.

Presidenti Bush është për Shavezin dhe për një pjesë të konsiderueshme të simpatizantëve të tij të ulur në Asamblenë e 61 të Përgjithshme të OKB-së një dikator botëror. Presidenti i Sudanit Al Bashir e sheh Bushin pas ushtarëve helmetkalër të OKB-së. Fillimisht amerikanët do të marrin Darfurin dhe më pas do të depërtojnë në Kartum për të plaçkitur pasuritë nëntokësore të vendit.

Homologu libanez Lahud, akuzon superfuqinë ShBA se ka lejuar bombardimin 33 ditor të vendit të tij. E keqja edhe sipas presidentit të ri të Bolivisë Morales ndodhet në Uashington: "Megjithë respektin ndaj ShBA, ne nuk do të ndryshojmë, ne nuk do të lejojmë të na trëmbin dhe nuk do të pranojmë."

Morales iu referua politikës së drogës dhe të sanskioneve të ShBA, që Bolivia i konsideron si një rikolonializim. Pasoi më vonë fjalimi i presidentit të Iranit Ahmedinexhad: "Një palë përpiqen që ta qeverisin botën me armë dhe me kërcënime, ndërkohë që të tjerët jetojnë në pasiguri dhe rrezik të vazhdueshëm."

Sulmi frontal i presidentit iranian kundër superfuqisë së vetme ishte një përmbledhje politike e një sërë akuzash dhe fjalimesh sulmuese të tij kundër ShBA. Ahmedinexhadi u prezantua në rolin e një burrështeti, që do të flasë në të njëjtin nivel me pushtuesin e madh. Duke e cilësuar Këshillin e Sigurimit si një instrument të fuqive me të drejtë vetoje, që shpërdorohet kryesisht prej ShBA jo vetëm kundër Iranit, ai sikur i foli nga zemra shumicës së pjesëmarrësve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ushaingtoni nuk dha asnjë përgjigje as ndaj akuzave të Ahmedinexhadit dhe as ndaj prezantimit teatral të Shavezit, por ambasadori i ShBA në OKB, Xhon Bollton tha: "Ne nuk do të reagojmë ndaj këtij filmi vizatimor të politikës ndërkombëtare."

Ndonëse reagimet janë të ngrira dhe refuzimi ndaj politikës së jashtme të Bushit s´është shprehur ansjëherë me zë kaq të lartë në Ju Jork, ministrja e jashtme Kondoliza Rajs, nuk sheh ndonjë problem imazhi. Në televizionin ABC, me kundërargumentin e saj ajo tërhoqi vëmendjen për numrin e lartë të vizitorëve dhe të emigrantëve në ShBA.