1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB: Objektivat e mijëvjeçarit për Afrikën nuk përmbushen

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlc
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, varfëria në shtetet në jug të Afrikës nuk do të zhduket siç ishte planifikuar deri në vitin 2015 në rast se ecet me këtë shpejtësi. Në një raport midis etapave thuhet se asnjë prej tetë synimeve të përcaktuara në samitin e mijëvjeçarit në vitin 2000 në Nju Jork nuk do të arrihet. Kështu në vendet në jug të Afrikës 41 për qind e njerëzve jetojnë ende nën kufirin e varfërisë. Numri i vdekjeve nga SIDA vazhdon të rritet dhe ka kapur ndërkohë nivelin e dy milionëve. Si prirje pozitive Kombet e Bashkuara identifikojnë ndër të tjera rritjen e lehtë ekonomike dhe rënien e numrit të luftërave civile.