1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Olaf Scholz u zgjodh kancelari i ri Gjermanisë

8 Dhjetor 2021

Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë nga Bundestagu me votat e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Kjo i jep fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel.

https://p.dw.com/p/43yxR
Deutschland | Bundestag - Kanzlerwahl Scholz
Fotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve. Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD),  bëri të ditur se Scholz ka fituar 395 vota, ndërsa 303 deputetë ishin kundër. Pati edhe gjashtë abstenime. Tre vota ishin të pavlefshme. Për t'u zgjedhur në këtë post atij i duheshin 369 vota. Për kancelarin e ri kanë votuar partitë SPD, të Gjelbrit dhe FDP, të cilët së bashku kanë 416 vota. Nga kjo shihet se ai nuk i ka marrë të gjitha votat e partive në koalicionin e ri në pushtet. Bundestagu gjerman ka aktualisht 736 deputetë.

Deutschland | Bundestag - Kanzlerwahl Scholz
Fotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Kancelari i nëntë

63-vjeçari Olaf Scholz është kancelari i katërt i SPD-së pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröderit. CDU deri tani ka pasur katër kancelarë Konrad Adenauer, Ludwig Erhard, Kurt Georg Kiesinger dhe Helmut Kohl. Ndërsa sot mori fund epoka e kancelares Angela Merkel e cila në këtë post ishte 16 vite me radhë.

Kancelari i ri pas zgjedhjes dhe pranimit të detyrës, shkoi në Pallatin Bellevue ku u prit nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier, i cili edhe zyrtarisht e emëroi në këtë post. Scholz më pas ka bërë betimin në Bundestag dhe është kthyer tek presidenti Steinmeier, ku të gjithë ministrat e ri kanë marrë dokumentin e verifikimin në këto poste.

Deutschland | Bundestag - Kanzlerwahl Scholz
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance