1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Optimizëm me rezervë – ShBA-të pas miratimit të paketës shpëtimtare

Jens Borchers 4 Tetor 2008

Pas krizës është para krizës: tani është miratuar paketa shpëtimtare financiare, ajo ështzë nënshkruar edhe nga presidenti. Por kriza e rëndë ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është tejkaluar ende.

https://p.dw.com/p/FU0w
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush
Presidenti amerikan, Xhorxh BushFotografi: AP

Presidenti amerikan Xhorxh Bush inkurajoi veten dhe amerikanët për guximin e treguar. Ky ishte një hap i guximshëm. Paketa 700 miliardë dollarëshe duhet të pengoj që kriza e Wall Street-it të kthehet në krizë për mbarë vendin, tha Bush pas miratimit të paketës shpëtimtare edhe në kongresin amerikan. Por atij iu desh të shtoj se:


"Ekonomia jonë ndodhet ende para sfidave të mëdha. Në shtator ne kemi humbur sërish vende të punës. Këto janë lajme zhgënjyese të cilat e zbehin rëndësinë e ligjit të sapomiratuar. Do të jetë e nevojshme më tepër kohë dhe më tepër veprime për të tejkaluar këtë fazë të rëndë".


Shifrat e papunësisë në shtator shënojnë humbjen më të madhe të vendeve të punës brenda një muaji në këto pesë vitet e fundit. Dhe asnjë prej pjesëmarrësve në debatin e zhvilluar të premten në dhomën e përfaqësuesëve, nuk tha se beson që paketa shpëtimtare do të jetë çudibërse. Përshembull republikani Paul Ryan nga Wisconsin, shtet ky federal ku më së shumti vërhen pasojat e krizës financiare:


"A do të evitoj ky ligj rënjien ekonomike? Jo! Por do të ndihmoj që kjo rënje të mbahet sa më shkurtë, që ajo të mos jetë e thellë dhe të zgjas shumë".


Ndërsa Jeb Hensarling, republikan nga Teksasi shtron një pyetje krejt tjetër:


"Askush nuk e di se a do të funksionoj ky ligj. Ne shpresojmë të gjithë. Dhe askush nuk e di se edhe sa para nga taksat do të jenë të nevojshme. Eshtë e mundur që ministri i financave për një kohë të shkurtër të ndaj 700 miliardë dollarë dhe të vij prapë tek ne e të kërkoj edhe 700 miliardë të tjera".


Ata të cilët presin ndihmën nga kjo paketë që tani janë të pasigurtë. Si përshembull Edvard Liddy. Ai është shefi i ri i koncernit të sigurimeve AIG i cili së fundi u shpëtua nga 85 miliardë dollarë të një kredie shtetërore. AIG tani pret shlyerjen e borgjeve të këqija. Por sa do të paguaj ministri i financave? Nëse ai paguan shuma të mëdha atëherë 700 miliardët do të harxhohen shpejt. Nëse paguan pak atëherë AIG i shkaktohen humbje të reja dhe do të ketë nevojë për më tepër kredi për të vazhduar të qëndroj edhe më tej në lojë. Andaj parë nga ky aspekt miratimi i paketës shpëtimtare financiare është vetëm një hap për sektorin e goditur financiar amerikan. Këtë e di mirë edhe lideri i republikanëve në kongres, Xhon Bohner (Joe Boehner) i cili u tha kolegëve të tij:


"Ne jemi në mes të një rënje ekonomike. Kjo do të jetë e vështirë. Kur ligji të jetë miratuar atëherë kujtoni fjalët: ne i besojmë Zotit. Ne do të kemi nevojë për ndihmë".