1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për kushte më të mira

Tomas Veber26 Qershor 2006

Mjekët e 700 spitaleve publike kanë dalë në grevë.Mbas grevës së suksesshme të mjekëve të klinikave universitare, luftën me punëdhënësit e kanë filluar tani edhe mjekët e spitaleve komunalë.

https://p.dw.com/p/Ar0H
"Pacienti O.K. mjeku K.O:" - mjekët me pankarta të hënën në Frankfurt
"Pacienti O.K. mjeku K.O:" - mjekët me pankarta të hënën në FrankfurtFotografi: AP

Dhjetra mijëra pacientë të shtruar nëpër spitale në Gjermani do t’i shohin mjekët vetëm në raste akute. Mbas grevës së suksesshme të mjekëve të klinikave universitare, luftën me punëdhënësit e kanë filluar tani edhe mjekët e spitaleve komunalë. Paga më të larta, kushte më të mira pune, këto janë kërkesat e tyre. Shefi i sindikatës Frank Ulrih Montgomeri, tha se greva ka filluar në ato qytete, ku ka edhe spitale të tjera përveç atyre komunalë. "Pancientëve do t'u mungojë pak komoditet, por departamentit të urgjencës nuk do t'i mungojë asgjë," - premtoi Montgomeri.

Gatishmëria e mbi 70 000 mjekëve për të marrë pjesë në grevë është sipas Montgomerit fatura e arrogancës së padurueshme të punëdhënësve. Sindikata e mjekëve "Marburger Bund" kërkon një kontratë tarifore të përshtatshme për mjekët e punësuar në spitalet komunalë. Përfaqësuesit e komunave kanë apeluar, që mjekët të mos hidhen në grevë, pasi kjo do të vinte në rrezik ekzistencën e spitaleve të komunave.

Por më kot, 97për qind e sindikalistëve votuan të shtunën pro grevës. Greva e mjekëve të spitaleve të komunave zhvillohet vetëm disa javë pas asaj të kolegëve të tyre nga klinikat universitare, që ndodhen në kompetencë të landeve. Mbas 13 javësh protesta ata patën arritur të realizonin tarifën që kërkonin.