1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgjim i personaliteteve - Skandali i spiunimeve trondit Italinë

Jërg Zeilselberg24 Shtator 2006

Personalitete nga politika, sporti dhe ekonomia janë të prekur prej rrjetit ilegal të përgjimeve, që kanë zbuluar së fundi autoritetet italiane. Rrjeti kriminal dyshohet të ketë përgjuar qysh nga viti 1997 mbi dhjetra mijë njerëz. Mbi bazën e kallëzimeve lidhur me këtë skandal prokuroria e Milanos arrestoi të enjten (21.09) 20 të dyshuar.

https://p.dw.com/p/ArA8
Fotografi: AP

Skandali ka qenë temë e kryeartikujve në media dhe në shtyp: "Ata kanë spiunuar gjithë Italinë", shkruante "La Stampa" plot indinjatë, ndërsa "Il Messagero" bën fjalë për "një super shërbim sekret privat". Siç duket mijëra njerëz në Itali janë spiunuar sistemakisht, sipas të dhënave që ka prokuroria.

I shtangur vendi konstaton siç dyshohet qw bosët e rrjetit kriminal të spiunazhit kanë qenë të ulur në kollutkët e shefave të Telekom Italia-s. Pikërisht i ngarkuari me sigurinë nga koncenri i Telekomit, Xhuliano Tavaroli, kondierohet si figura kyçe e këtij skandali. Bashkë me dedektivin privat Emanuele Çipriani, ish-zëvendësshefin e sherbimit sekret italian, SISMI, Marko Mançini, nëpunësi me funksion drejtues i Telekomit ka përgjuar telefonatat, duke u informuar për sekretet bankare dhe duke lexuar fshehurazi e-meilat. Duket se për këtë kanë ndihmuar mbi dhjetë karabinierë të korruptuar dhe policë të financave, të cilët ndërkohë janë arrestuar.

Viktimë e spiunazhit kriminal, që siç duket ka qenë një biznes milionash, kanë qenë personalitete të ndryshme. Ne dosjen e hetimeve të prokurorisë përmenden ndër të tjerë sipërmarrësit Beneton, De Benedetti dhe Della Valle, si dhe një ish-deputet i parlamentit dhe ylli i futbollit, ish-lojtari i kombëtares, Vieri. I ngarkuari i Telekomit me sigurnë dhe të involvuarit prej tij në këtë aferë mendohet të kenë përfituar rreth 20 milionë euro prej përgjimeve.

Ende është e paqartë, se cilët kanë qenë porositësit e spiunazhit ilegal dhe përse janë përdorur të dhënat e mbledhura. Një pistë që po hetojnë tani hetuesit ka të bëjë me spiunazh indurstrie. Kjo do të htotë, që jo vetëm i ngarkuari i sigurisë në Telekom Tavaroli, por edhe pesona të tjerë të rëndësishëm nga kryesia e koncernit janë të involvuar në skandal. Shefi i konrcernit i zëvendësuar së fundi, Tronçeti Provera, që ndodhej nën të ngarkuarin e sigurisë, deri tani ka heshtur lidhur me këto zbulime. Prokurorët e konsiderojnë si të mundshme, që spiunë kriminelë i kanë shfrytëzuar kontaktet e tyre në Telekom dhe kanë punuar për hesap të vet. Ka mundësi që dosjet ilegale të jenë shitur më tej dhe të jenë përdorur për ushtrim presioni.

Hetuesit po hetojnë intensivisht në kontekstin e vetëvrasjes së një nëpunësi të Telekomit para pak javësh. Ndërkohë bazuar në zbulimet e deritanishme prokurorët mendojnë, se nëpunësin Adamo Bove e kanë detyruar të bëjë vetëvrasje. Ky supozim po fiton peshë tani, sepse ish-polici Bove ka qenë në Telekom bashkëpunëtor i ngushtë i të dyshuarit kryesor për aferën e spiunazhit ilegal, shefit të sigurisë Tavaroli. Rrjeti i dekonspiruar i spiunave ka gjasa të kenë qenë i implikuar edhe në njërin prej skandaleve më spektakolare politike të viteve të kaluara. Vetëm pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare në prill ministrit të shëndetësisë Storaçe iu desh të japë dorëheqjen prej së djathtës Aleanca Nacionale, sepse njëri prej punonjësve të tij dyshohej të kish spiunuar njërin nga rivalët e Storaçes. Në aferat e atëhershme dyshohet të ketë qenë i involvuar edhe dedektivi privat, që bën pjesë në rrjetin e sapo zbuluar të spiunimeve në rrethet e Telekomit.