1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përhapja e H5N1 - Rreziku është akut

14 Shkurt 2006

Virusi agresiv i gripit të shpendëve, H5N1, është duke depërtuar në vendet e BE-së. Si rrjedhojë autoritetet kanë vënë alarmin për marrjen e masave pasi në Itali, në Greqi dhe në Bullgari në fundjavë u konstatua që disa shpendë të ngordhur ishin prekur nga virusi vdekjeprurës dhe mjaft i rrezikshëm për njeriun.

https://p.dw.com/p/ArC5
"Istituto Zooprofilattico" në Catania
"Istituto Zooprofilattico" në CataniaFotografi: AP

Laboratori i referencës i BE-së në Britaninë e Madhe konstatoi virusin H5N1 te shpendët e ngordhur nga Italia dhe Bullgaria. Nesër në një takim krize ekspertë nga 25 vendet antare do të konsultohen mbi masat kundër virusit të rrezikshëm H5N1. Virusi i shfaqur qyhs nga viti 1997 kryesisht në Azi ka asgjësuar mbi 200 milionë shpendë shtëpiakë dhe të egjër dhe u ka shkaktuar vdekjen së paku 90 njerëzve.

Në intervistë për DW mjeku veteriner, specialist në Universitetin e Berlinit, Muhale Shmidt tërheq vëmendje, se përhapja e këtij virusi është një rrezik akut:

"Ndonëse masat mbrojtëse që janë marrë janë mjaft të mira, ato nuk mund ta përjashtojnë 100% rrezikun. Ka gjithmonë rezerva për një rrezik të mundshëm që ka të bëjë edhe me pakujdesinë e njerëzve. Edhe pse janë vendosur kontrolle të rrepta për transportimin e shpendëve apo të produkteve të tyre, disa u shmangen këtyre kontrolleve duke shtuar rrezikun e depërtimit të virusit edhe në vendet ku ai ende nuk ka arritur."


"Mendoj, që edhe pse mediat kanë tendecën e ekzagjerimit, në rastin konkret kërcënimi është vërtetë akut. Sepse H5N1 është një virus agresiv që ka probabilitetin për përhapjen e ndonjë pandemie. Nëse ndodhemi përballë një pandemie të tillë është shumë e vështirë që ajo të menaxhohet. Deri tani virusi ka prekur vetëm shpendët, por shumë lehtë ai mund të transferohet edhe tek njeriu. Nëse ndodh kjo përhapja nga njeriu tek njeriu është fare e lehtë."