1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përhapja e punës së të miturëve në botë

Priya Esselborn12 Qershor 2006

Sipas vlerësimeve të ndryshme në botë punojnë mes 100 e 250 milionë fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Ata prodhojnë qilima, thyejnë gurë, korrin e vjelin nëpër plantazhe apo kryejnë punë të tjera të rënda të shtëpisë. Puna e të miturëve është përhapur sidomos në Afrikë në jug të Saharës. Atje punon çdo i treti fëmijë.

https://p.dw.com/p/Aqpe
Fotografi: AP
Biznesi me punën e të miturëve është shumë fitimprurës. Punëtorët e mitur janë të lirë, ata nuk mund të mbrohen, nuk janë të organizuar në sindikata andaj thjesht mund të shfrytëzohen lehtë. Rreth 55 përqind e punëtorëve të miturë janë djem, 45 përqind vajza. Shkaqet për punën e të miturëve janë të llojllojshme, ato është shumë vështirë të përgjithësohen. Me parat e fituara fëmijët mbështesin kryesisht familjet e tyre të varfëra. Shpesh ata me ato para duhet të paguajnë borgjet e prindërve. Në shumë vende ende është në fuqi përcjellja e borgjeve tek gjeneratat më të reja. Borgjet përcillen nga gjenerata në gjeneratë tek pjestarët e familjes deri sa ato të jenë shlyer përfundimisht. Në Afrikë luftërat qytetare dhe përhapja e madhe e Sidë-s kanë bërë që këto pasoja t'i bartin fëmijët. Pasojat e punës për fëmijët janë katastrofale thotë Helga Kuhn, zëdhënse e UNICEF-it: "Format e rënda të punës së miturëve, format të cilat UNICEF-i dëshiron t'i eliminoj sa më shpejt që të jetë e mundur, janë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Ajo e dëmton shëndetin e tyre për shkak se puna është e rëndë, ata duhet të ngarkojnë pesha të rënda, të kryejnë punë monotone siç është thurrja e çilimave. Por një problem i madh është se këta fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë. Kjo është një pikë e cila edhe shkatërron perspektivën e tyre", sqaron Helga Kuhn. Një rreth ky vicioz. Kjo për faktin se varfëria është një prej shkaqeve kryesore të punës të së miturëve por njëkohësisht edhe pasojë. Punëtorët e mitur nga familjet e varfëra nuk mund të shkojnë në shkollë dhe kjo bën që edhe kur të rriten të mbesin të varfër. Atyre ju mungon baza e shkollimit me të cilën do të siguronin familjet e tyre dhe më vonë do të ksihin mundësi që edhe fëmijët e tyre t'i dërgojnë në shkollë. Në shumë vende djemtë shihen si dhuratë për familjen, si mbajtës të mëvonshëm të familjes andaj edhe vlera e tyre është më e madhe sesa e vajzave. Në këtë mënyrë në shumë vende të botës, nëpër familjet e mëdha arsimimi i vajzave viktimizohet në të mirë të djemëve. Pikërisht në vendet si Tajlanda, Kamboxha apo Filipinet gjithnjë e më shumë regjistrohen raste kur vajzat e reja shfrytëzohen dhe detyrohet të mirren me prostitucion. Fridel Hytz-Adams nga Instituti gjerman 'Sydvind' ka hulumtuar së fundi shkaqet për punën e të miturëve në Indi. Jo vetëm vajzat por edhe pjestarët e shtresave më të ulëta, pjestarë të fiseve si Dalits apo Adivasi, e kanë të vështirë në Indi:"Problemi i parë me të cilin ballafaqohen Dalits dhe Adivasi i cili është i ngjashëm edhe tek vajzat është se prindërit nuk e shohin të nevojshëm shkollimin e tyre. Nëse fëmijët e familjeve Dalit apo Adivis shkojnë në shkollë shpesh janë të kufizuar dhe diskriminuar. Ata duhet të ulen në radhët e fundit, mësuesit refuzojnë tu afrohen. Në rajone të ndryshme të Indisë ekziston një diskriminim i madh sa që edhe nëse prindërit pranojnë ti dërgojnë fëmijët në shkollë janë fëmijët ata të cilët refuzojnë të shkojnë në të për shkak të përjetimeve katastrofale", sqaron Hytz-Adams.