1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përkujtohet 10 vjetori i mbërritjës së punëtorit të 1 miliontë emigrant në Gjermani

Monika Hoegen12 Shtator 2004

Përpara 40 vjetësh, më 10 shtator 1964, mbërriti në Gjermani punëtori i 1 miliontë emigrant. Pikërisht në vendin, ku u prit në mënyrë festive 40 vjet më parë, në stacionin e trenit Deutz të Këlnit, qendra e landit të Nordrajn-Vestfalisë për migracionin përkujtoi historinë e këtij emigranti. Programi përmbante një ceremoni festive, një ekspozitë si dhe një sërë referatesh dhe filmash lidhur me emigracionin ekonomik në Gjermani.

https://p.dw.com/p/Ar5o
Armando Redrigues de Sa, punëtori i 1 miliontë emigrant në Gjermani
Armando Redrigues de Sa, punëtori i 1 miliontë emigrant në GjermaniFotografi: picture-alliance/ dpa

"Nga vendet jashtë Evropës janë punësuar në Gjermani 42.000 vetë. Shumica e punëtorëve emigrantë kanë gjetur punë në industrinë e metalit dhe të hekurit. Pasojnë ndërmarrjet e përpunimit të metalit dhe të ndërtimit si dhe minierat. Por tashmë ka ardhur koha që të njohim edhe punëtorin e 1 miliontë emigrant: disi i lodhur dhe i emocionuar emigranti ecën i rrethuar nga kameramanët dhe nuk është në gjendje të kuptojëe se c´po ndodh me të."

Ishte ky lajmi i lexuar nga spikeri i radiostacionit WDR më 10 shtator 1964. Armando Rodriguez de Sa ishte i befasuar. 38 vjecari nga Portugalia sapo kish zbritur në stacionin e trenit Deutz në Këln dhe paritur ndodhej mes kamerave. Madje atij i dhuruan edhe një motocikletë dhe një tufë me lule.

Por nuk ishte vetëm Armando Rodriguez de Sa që u prit me kaq antuziazëm asokohe, gjë që sot as mund të imagjinohet. Punëtorët e parë të huaj mezi priteshin në Gjermaninë e pasluftës. 500.000 vende pune ishin vakant në fillim të viteve 60. Emigrantët vinin për të punuar në bazë të marrëveshjeve të punësimit që nënshkroi Gjermania me një sërë vendesh nga viti 1955 deri në vitin 1973. Vendet që nënshkruan kontrata të tilla me Gjermaninë janë Spanja, Greqia, Portugalia, Turqia, Tunizia, Maroku dhe Jugosllavia. Por ndërsa ndërmarrjet gjermane gëzonin dhe i prisnin me entuziazëm emigrantët punëtorë, këta vetë ishin të trishtuar. Oskkar Kalero, një emigrant nga Spanja dhe që në vitet 60 i angazhuar pranë organizatës bamirëse Karitas si punonjës social kujton atmosferën në stacionin e trenit Deutz në Këln: "Atëherë ishte errësirë, shumë terr dhe trishtim. Lokomotivat me avull e errësonin edhe më shumë atmosferën përreth. Njerëzit që zbrisnin nga treni kishin fytyra të lodhura dhe të frikësuara. Këta njerëz pyesnin duke hapur sytë nga padija se cfarë i pret në Gjermani? Të gjithë ata sillnin me vete histori e halle familjare. Dikush ish larguar prej fëmijëve, ndonjërin e shoqëronte bashkëshortja, e cila shpesh herë ankohej dhe kishte frikë nga e panjohura."

Por sot askush nuk i pret emigrantët me lule e ceremoni në Gjermani. Në 10 vjecarin e fundit ka ardhur një brez tjetër emigrantësh si italiania Paola Fabri Lipsh. Përpara 10 vjetësh ajo erdhi këtu si një grua e vetëdijshme dhe me qëllime për karrierë profesionale. Sot ajo mendon, se Gjermania e ka të nevojshme hapjen e një muzeumi pë remigracionin, ku të tregohet historia e emigrantëve: "Edhe pse sot as që mund ta kundërshtosh faktin, se Gjermania është një vend emigracioni, ende mungon një arkiv apo muzeum që të dokumentojë dhe të shpalosë këtë histori pë rpublikun. Ky boshllëk në memorien e shoqërisë është në kontrast me të sotmen, kur në të gjitha fushat e jetës dhe të shoqërisë e të kulturës në Gjermani janë të pranishëm emigrantët."

Ndoshta Franca mund të shërbejë si një model për këtë. Në Paris në vitin 2007 do të hapet qendra kombëtare e historisë së emigracionit.