1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përkujtohet në Izrael dita e Holokaustit

Betina Marx26 Prill 2006

Ish kryeministri izraelit Shimon Peres, sheh ngjashmëri mes presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad dhe Adolf Hitlerit."Qysh prej Hitlerit, ai është i pari njeri , i cili thotë se duhet të zhduket populli hebrej", tha Peres në radion izraelite.

https://p.dw.com/p/AqqF
Një minutë heshtje në kujtim të Holokaustit. Izrael 25 prill 2006
Një minutë heshtje në kujtim të Holokaustit. Izrael 25 prill 2006Fotografi: AP

Sirenat ranë për dy minuta rresht. Jeta në Izrael u pezullua. Nëpër rrugë, shoferët ndaluan makinat dhe dolën në rrugë, nëpër kafe, nëpër supermarkatet dhe në vendet e punës njerëzit u ngritën në këmbë.

Izraeli kujton 6 milion hebrejtë e vrarë nga regjimi nazist. Izraeli përjeton sot Ditën e Holokaustit që përjetohet çdo vit me aktivitete dhe ceremoni të shumta. Por këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, dita përkujtimore është pothuajse nën hijen e kërcënimit nga Irani. Fjalët plot urrejtje të presidentit iranian Ahmedinexhad shkaktojnë frikë në Izrael, tha deputeti Knesetit dhe ish kryeministri Shimon Peres në radion izraelite:

"Unë e dëgjoj zërin që vjen nga Irani dhe që kërkon të shkatërrojë Izraelin. Unë e di që ne vetë nuk mund të ndahehemi nga bota. Ne jemi të lidhur me botën dhe ky është një problem për të gjithë botën," tha Peres.


Në të njëjtën kohë, ai bëri krahasim mes Ahmedinexhadit dhe Hitlerit.

"Prej kohës së Hitlerit, ai është njeriu i parë, i cili tha se populli hebrej duhet zhdukur. Hitleri ndërtoi kampet shfarosëse dhe kampet e përqëndrimit. Ahmedinexhadi ndërton armë atomike, të cilat do t' i përdorë gjoja për qëllime paqësore. Por ne e dijmë mirë se çfarë mendon ai dhe prandaj duhet t'i marrim seriozisht fjalët e tij. Ne nuk kemi nevojë atë ta krahasojmë me Hitlerin. Por ai e meriton për atë që thotë. Kjo na bën të zgjohemi nga gjumi".

Peresi, 82 vjeçar ishte një nga pasardhësit më të ngushtë të themeluesit të shtetit izraelit, David ben Gurion, i cili pas luftës së dytë botërore krijoi kontaktet me Republikën federale të Gjermanisë. Ai e kujton tani atë kohë si më poshtë:
"Ishte shumë e vështirë. Janë gjëra që nuk harrohen dhe nuk mund të falen. Por ne duhet të shohim drejt së ardhmes", tha Peres.