1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përleshje mes policisë dhe shqiptarëve të armatosur në veriperëndim të Maqedonisë

7 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C556
Në veriperëndim të Maqedonisë janë shënuar sot përleshje mes policisë dhe shqiptarëve të armatosur. Agjensitë e lajmeve njoftojnë se forca të mëdha policore të mbështetura nga helikopterrë po përpiqet të arrestojnë disa persona të ikur nga burgu. Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski tha se policia ka kërkuar personin me emër Lirim Jakupi dhe bashkëpunëtorët e tij. Deri tani nuk ka informacione të konfirmuara për viktima.