1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Përpjekja e fundit për shpëtim"

Rainer Sütfeld21 Mars 2005

Propozimet për reformimin e Kombeve të Bashkuara njihen që prej fundit të nëntorit. Për këtë qëllim Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan pati caktuar një komision. Në disa pika planet e këtij komisioni mbeten të turbullta, veçanërisht në çështjen e zgjerimit të Këshillit të Sigurimit. Komisioni ka përcaktuar në fakt si synim zgjerimin në 24 vende, por ka hedhur për diskutim dy modele të mundshme. Po ashtu komisioni nuk ka propozuar emrat konkretë të shteteve që do të zënë vend si anëtare të përhershme në këshill. Gjermania së bashku me Japoninë, Indinë dhe Brazilin kanë shpresa për një vend të përhershëm, por ato kundërshtohen ende nga shumë vende. Mbështetur në raportin e komis

https://p.dw.com/p/ArQ3
Kofi Annan
Kofi AnnanFotografi: AP

ionit Sekretari i Përgjithshëm ka formuluar tani rekomandimet e veta.

OKB-ja kaloi një hop dje kur hapi portat e veta dhe shefi i ri i zyrës së Annan-it Mark Brown nuk reshti së rikujtuari se rasti ishte i volitshëm:

"Shpresoj që reforma të kthehet në një moment të madh."

Mark Brown përmendi 62 faqet e hartuara nga Sekretari i Përgjithshëm, pak a shumë përpjekja e fundit për të shpëtuar Kombet e Bashkuara. O tani, o kurrë duhet të kryhen reformat e vonuara, është debatuar mjaft për to.

Ndaj për raporte diplomatike hapësira kohore, si për shembull për zgjerimin e diskutueshëm të Këshillit të Sigurimit, është e shkurtër: vetëm gjashtë muaj. Përpara takimit të nivelit të lartë në shtator Annan-i kërkon të shohë rezultate, por ai vetë nuk u përcaktua as për ndonjë model konkret e as për ndonjë vend konkret, që duhet të bëhet anëtar i Këshillit të Sigurimit. Edhe shefi i zyrës së Annan-it Brown i përgjigjet me shmangje kësaj pyetjeje:

"Është një lojë e përgatitur mjaft mirë, ajo bart rreziqe të mëdha: disa vende janë kundër vlerës së kërkuar të ndihmës për zhvillim, disa janë kundër zgjerimit të Këshillit të Sigurimit dhe gjëra të tjera."

Sidoqoftë diplomatët gjermanë i festojnë propozimet e Annan-it, megjithëse as modeli i tyre i zgjerimit e as vendi i tyre nuk përmenden tekstualisht. Për ambasadorin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara Gunther Pleuger e rëndësishme është trysnia kohore dhe ajo për të marrë vendimin:

"Fuqizimi i Kombeve të Bashkuara është në interesin e të gjithëve. Ndaj jemi optimistë se të gjitha shtetet ose së paku pjesa dërrmuese e tyre do ta miratojnë këtë reformë."

Pasi ndryshe nga retorika e zakonshme Sekretari i Përgjithshëm bën të qartë në projektrezolutë e tij se në zgjerimin e Këshillit të Sigurimit nuk duhet pritur doemos për konsensus dhe lejohet të ndodhin edhe beteja votimesh.

Por reforma është më shumë sesa vetëm Këshilli i Sigurmit; kjo është parrulla e sekretariatit të përgjithshëm: siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut mund të përmirësohen vetën si një tërësi.