1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pagë e lartë, hierarki rigoroze

Peter Hille23 Janar 2006

Gjermania bën reklamë për vende pune në Francë. "Frëngjishtja – urë për karrierë dhe profesion" është motoja e ditës së tretë franko-gjermane.

https://p.dw.com/p/Ar1W
Birre apo verë? - Miqësia franko-gjermane jo gjithmonë e vetkputueshme
Birre apo verë? - Miqësia franko-gjermane jo gjithmonë e vetkputueshmeFotografi: dpa

Çdo mëngjes, në urat e Rinit në Karlsruhe, rreshtohen makinat. 28.000 banorë nga pjesa franceze e Alzasit vijnë për të punuar në Gjermani. Kjo pasi tradicionalisht paga minimale, që në Francë është caktuar me ligj, ka qenë më e ulët se paga e një punëmarrësi në Gjermani. Kohërat tani kanë ndryshuar, siç sqaron Silvia Myller Volf, nga një agjenci punësimi në Karlsruhe: "Pagat gjermane kanë rënë pjesërisht deri nën nivelin e minimumit francez. Ky është një shkak, se përse njerzit janë të intersuar të punojnë në Francë. Paga aty është më e lartë."

Silvia Myller-Volf është këshilluese e Zyrës Gjermane të Punës. Ajo organizon seminare për njerëz që kërkojnë punë. 8 Euro dhe 3 cent për orë është minimumi që paguhet në Francë, për shumë gjermanë mjaft tëheqëse. 300 vetë janë mbledhur në seminarin e sotshëm që organizon qendra franceze e kulturës në Karlsruhe. Ai e ka titullin: "Si të jetosh dhe të punosh në Francë." Skeptikë shohin të papunët gjermanë ndaj këtij titulli. Silvia Myler Volf bën reklamë: "Në Francë nuk keni nevojë as për leje pune, e as për regjistrim. Këtë të fundit e bën punëdhënësi."

26-vjeçarja Katrin Pikish e di se ç'do të thotë të punosh dhe të jetosh në Francë. Për tre muaj me radhë ajo ishte e punësuar në firmën Brugger. Ndërmarrja alsaze prodhon aparate mjekësore dhe Katrin Pikish ishte përgjegjëse në sektorin e blerjes. Ajo flet me entuziazëm për kohën, që kaloi në Francë dhe i nxit pjesëmarrësit në seminar të bëjnë të njëjtën gjë. Vetëm për shkak të përvojës së krijuar jashtë shtetit ajo ka mundur të gjejë një vend pune në Gjermani. Por, a do ta përfytronte të jetonte dhe punonte në Francë?

"Gjermania më pëlqen më shumë," – thotë ajo. Franca është e mirë për të bërë pushime, natyrisht dhe për t'u njohur me kulturën e saj. Edhe me kolegët francezë vazhdon deri sot miqësia. Por aktualisht më pëlqen puna ime në Gjermani dhe nuk dua ta ndërroj." Pikish thotë, se në firmën franceze hierarkia ishte tepër rigoroze.

Dallimet kulturore ndërmjet ndërmarrjeve gjermane dhe atyre franceze janë të mëdha. Nuk është mirë që qysh ditën e parë të vish tek kolegët me një ide të re. Myler-Volf jep këshilla: "Eprorit është mirë t'i flitet me 'Monsieur le President' ose "Monsieur du Pont" dhe në se ai ju thërret në emër, mos mendoni që edhe ju mund të silleni në të njëjtën mënyrë."

Megjithë këto përpjekje për të fituar punëmarrës nga Gjermania në fund të seminarit shumica kërkojnë të bëjnë vetëm një praktikë në Francë. Vetëm Sebastian Kremer duket se u bind. Ai sapo ka përfunduar maturën dhe e ka vendosur se ku do të preferonte ta bënte karrierën: "Në jug, në buzë të detit për shembull. Tek firma "Airbus" ose në ndonjë firmë automobilash "Peugeot" ose "Citroen" ose thjesht diku duke shitur verë."