1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi për teknologji mjedisi në Essen kërkon të fitojë të rinjtë për profesionet e reja

Klaus Jansen4 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqwU
'Kazani i verdhë i mbeturinave biologjike'
'Kazani i verdhë i mbeturinave biologjike'Fotografi: AP

Teknologjia mjedisore do të jetë në të ardhmen një motorr i rëndësishëm i krijimit të vendeve të punës, kaq duket e sigurt që sot. Por në mënyrë që kjo degë të mund të vazhdojë të rritet nevojitet më shumë sesa vetëm mbështetje shtetërore apo njëfarë shpirti pionieri i firmave të veçanta. Çka nuk guxon të mungojë janë njerëzit e motivuar që punojnë në këtë degë. Dhe këtu ekzistojnë tek-tuk ende probleme. Informacione nga panairi i Essenit, 'Ecotec'.

Dita e parë e panairit 'Ecotec' në Essen u kushtohet tërësisht nxënësve dhe studentëve, ata duhet të entuziazmohen për fusha të reja profesioni dhe natyrisht për këtë duhet muzika e duhur. Një vend më simbolik për këtë projekt nuk mund të kishe gjetur: Miniera Zollverein, e mbyllur prej vitesh, simboli i qytetit të vjetër të qymyrit, Essen, shërben tani si ambient bisede për teknologji të reja udhërrëfyese. Por që ndryshimi i brezave nuk ka përfunduar ende, këtë na e thotë Olaf Schulz i agjencisë së punës, e cila ka një stendë në panair:

'Interes ekziston, por shumë vetë nuk i njohin ende këta emra të rinj profesionesh dhe nuk dinë se me çfarë lidhen ata konkretisht, pra duhet shumë punë informuese.'

Shpesh rruga drejt profesioneve të reja ka të bëjë me rastësinë, thotë edhe Dominik Heuzerfilm, i cili prej një kohe të shkurtër studion teknologji mjedisi në Bochum dhe ka hyri në mënyrë interesante në këtë degë:

'Pak a shumë tërthorazi. Shërbimin civil e bëra në zyrën pyjore në Dyseldorf dhe fillimisht desha të studioja inxhinieri makinash, pastaj takova një shok, i cili donte të studionte teknologji mjedisi, dhe mendova: inxhinieri makinash me aspekte ambienti, pra teknikë energjetike, do ishte shumë mirë, sepse e kam për zemë natyrën, aspekti i mjedisit prej shërbimit civil, ndaj ndoqa këtë rrugë - më pëlqen shumë dhe shpresoj shumë prej saj.'