1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wilders Prozessbeginn

4 Tetor 2010

Wilders mund të bëhet burri i fortë i ri në Holandë. Qeverisë së ardhshme të liberalëve të djathtë dhe të demokristianëve do t'i duhet tolerimi i populistit të djathtë. Por më parë ai duhet të përgjijget para gjyqit

https://p.dw.com/p/PUZz
Geert Wilders, para gjyqit në AmsterdamFotografi: AP

Pamje të 11 shtatorit, të sulmeve terroriste në Madrid dhe Londër, të vrasjes së prodhuesit të filmave Theo van Gogh-ut. Ndërmjet citate nga kurani, ku sipas përkthimit bëhet fjalë për dhunë kundër jo-myslimanëve.

E tëra kjo e montuar me xhirime predikuesish urrejtjeje dhe e shoqëruar me muzikë funebër të Edvard Grieg-ut. "Fitna", filmi 20-minutësh i Geert Wildersit mbyllet me një thirrje, tekst i bardhë mbi sfond të zi.

"Në 1945-ën në Evropë u mposht nacionalsocializmi. Tani duhet mposhtur ideologjia islamike."

Filmi "Fitna" e ka sjellë Wildersin në bankën e të akuzuarit

Ai ka bërë edhe deklarata si kjo: "Kultura jonë, që mbështetet tek krishtërimi, hebraizmi dhe humanizmi, është më e mirë sesa kultura e prapambetur islamike", thotë Geert Wildersi.

Niederlande Geert Wilders zeigt Anti-Islam-Film
Por i akuzuari me flokë të lyera me ngjyrë të verdhë nuk ndihet fajtorFotografi: AP

Kuintesenca, për të cilën fajësohet Wildersi, gjendet në një intervistë gazete. Gjatë hapjes së parë të procesit në fillim të vitit, ajo u lexua në sallën e gjyqit prej prokurorisë.

"Kurani është "Mein Kampf-i", një fe, e cila synon eliminimin e të tjerëve, e cila jo-myslimanët i quan "qen të pafe".

Prokuroria sheh këtu nxitje të urrejtjes kundër përkrahësve të fesë islame

Veç kësaj Wilders duhet të përgjigjet për fyerje të një grupi popullsie, si dhe për nxitje të urrjejtes kundër marokenëve dhe të huajve të tjerë joperëndimorë. Por i akuzuari me flokë të lyera me ngjyrë të verdhë nuk ndihet fajtor. Për të në proces bëhet fjalë për pyetjen:

"A janë të vërteta thëniet, që kam bërë, krahasimet, që kam bërë? Dhe nëse diçka është e vërtetë, atëherë as nuk mund të jetë e dënueshme!"

Niederlande Politik Mark Rutte Maxime Verhagen Geert Wilders
Geert Wilders me udhëheqësin e liberalëve, Mark Rutte dhe te kristiandemokratëve Maxime VerhagenFotografi: picture-alliance/dpa

Kështu thotë kryetari i "Partisë për Liri". Në rast dënimi, ai rrezikon një vit heqje lirie. Por me siguri, Wildersi do ta shfrytëzojë procesin për t'u paraqitur si luftëtar i drejtë për lirinë e mendimit.

"Jam shumë i zhgënjyer, që duhet të përgjigjem në gjyq në një proces politik për gjëra, që kam thënë për fenë islame dhe që i mendojnë me miliona veta në Holandë. Kjo është në kurriz të lirisë së shprehjes së mendimit. Ajo bëhet tani viktimë në altarin e fesë islame. Dhe kjo është shumë e trishtueshme!", thotë Geert Wilders.

Për procesin janë parashikuar fillimisht tetë ditë seancash. Vendimi do të shpallet më 4 nëntor. Deri atëherë me gjasa do të jetë në detyrë edhe qeveria e re holandeze, me tolerimin e Geert Wilders-it.

Autor: Andreas Reuter/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica