1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paragjykime në zbatimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave

Ani Ruci24 Janar 2008

Disa jave pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së lehtesimit të vizave me Shqiperisë dhe BE konstatohen vështirësi në zbatimin e saj

https://p.dw.com/p/CxD1
Fotografi: DW
Konstatimin se kjo marrëveshje nuk po ecën pa probleme e ka bërë vetë Ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan. "Marrëveshja e lehtësimit të vizave, tha ai në Tiranë, që ka nisur të zbatohet që nga janari i këtij viti, po has disa vështirësi. Por delegacioni i Komisionit Europian është në lidhje të vazhdueshme me seksionet konsullore te ambasadave te vendeve anetare te BE ne Tirane. Gjithsesi vështirësitë kanë qene të pritshme dhe ato padyshim do të kapërcehen në një të ardhme të afërt“.

Për Ditmir Bushatin, ekspert i integrimit europian, vështirësitë në zbatimin e marrveshjes së lehtësimit të vizave mes Shqipërisë dhe BE janë rrjedhojë e një realiteti të ndryshënm nga ai i vendeve anëtare të këtij bashkimi.
Faktore lokale por edhe paragjykime
Mungesa e kartave të identitetit qëndron ne krye të faktorëve pengues. „Ambasadat janë të detyruara të kërkojnë dokumenta shtesë për shkak të pasigurisë që paraqesin pasaportat e qytetarëvë të Shqipërisë. Ende merret një pasaportë nërajonet epolicisë kur nuk është i pranishëm personi që i përket“ tha Ditmir Bushati.

Një arësye tjetër është zbatimi në Shqiperi i një politike mjaft liberale në pajisjen me pasaporta diplomatike apo shërbimi të personave që nuk i përkasin kategorive që duhet ta´i marrin, praktikë kjo e kritikuar nga BE por që vazhdon të te funksionoje.

„Janë bashkëshortet e ministrave, kabineti i kryeministrit, i Presidentit, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë kabinetesh etj etj kategorira që në asnjërin nga vendet e rajonit nuk gëzojnë pasaporta diplomatike“

Ka edhe faktorë të tjerë jo lokalë. Paragjykime nga ana e zyrave konsullore të ambasadave të BE në Tirane se mos viza shfrytëzohet për të emigruar ilegalisht, sidomos kur ka nje precedent të mosrespektimit të afateve kohore.
Përvojat që kanë vetë aplikantët për vizë dhe potenciali i lartë emigrues i Shqipërisë: Kur dikush merr një vizë drejt një vendi të BE dhe nuk ka respektuar afatin e saj 10 apo 30 ditor, atëhere automatikisht ai ose ajo ndodhet në listën e zezë të të gjitha zyrave konsullore të ambasadave të BE në Tiranë.“

Burime nga Ministria e Jashtme thanë për DW se ne fund të Marsit do të ketë të dhëna për ecurine e realizimit të Marrëveshjes se lehtesimit te vizave mes Shqiperise dhe BE.