1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paralajmërime dhe kërcënime mes Bidenit dhe Putinit

31 Dhjetor 2021

Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë telefonian përsëri së bashku për gjendjen në Ukrainë. Moska beson se Perëndimi mund të bëjë një "gabim kolosal". E Bideni paralajmëron.

https://p.dw.com/p/451Fh
USA Russland Putin und Biden
Fotografi: AFP

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar edhe një herë kolegun e tij rus Vladimir Putin që të mos futet në aventura për pushtimin e Ukrainës. Në këtë rast, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të "përgjigjenin me vendosmëri", tha Biden, kumtoi Shtëpia e Bardhë pas telefonatës së Biden me homologun e tij rus Putin.

Një zyrtar i lartë amerikan në Uashington tha se ata janë të gatshëm të vendosin sanksione të ashpra ekonomike ndaj Moskës. Përveç kësaj, prania e NATO-s në shtetet e saj anëtare lindore do të zgjerohej. Ukraina mund të llogarisë në ndihmë shtesë, përfshirë edhe ndihmën për forcat e saj të armatosura. Por SHBA-ja shpreson që Kremlini do të përcaktohet për uljen e tensioneve.

US-Präsident Joe Biden spricht mit Russlands Präsident Wladimir Putin
Fotografi: Adam Schultz/White House/REUTERS

Moska nga ana tjetër kumtoi se Putin ka paralajmëruar Bidenin nga vendosja e sanskioneve më të ashpra ndaj Rusisë. Ky do të ishte një "gabim kolosal", tha këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, pas bisedës së dy presidentëve që zgjati rreth 50 minuta.

Rusia ka hedhur poshtë pohimet se ajo planifikon të sulmojë Ukrainën. Vendosja e ushtarëve rusë pranë kufirit me ish-republikën sovjetike ka shkaktuar shqetësime të mëdha. Udhëheqja e Ukrainës po përballet për vite të tëra me kryengritje të armatosur nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Përparime në janar?

Russlands Präsident Wladimir Putin
Fotografi: Mikhail Metzel/SPUTNIK/AFP

Gjatë telefonatës gati njëorëshe, presidetnët Biden dhe Putin folën edhe për marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve si dhe për negociatat e planifikuara të fillojnë me 10 janar, për garancitë e sigurisë nga perëndimi të kërkuara nga Moska. Moska ka kërkuar edhe heqjen dorë nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në lindje. Ushakov tha she pala ruse pret që në këto negociata të arrihen "rezultate". Ndërsa zëdhënësja e Bidenit, Jen Psaki, e bëri të qartë: "Progres i rëndësishëm në këto bisedime mund të arrihet vetëm nëse më parë vie deri te ulja e tensioneve dje jo ngritja e tyre". Por të dyja palët aktualisht janë optimiste se bisedimet në janar mund të ndihmojnë në uljen e tensioneve.

bc/wa/pgr (dpa, afp, rtr)