1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti britanik refuzoi sërish marrëveshjen e Brexitit

29 Mars 2019

Lideri laburist Corbyn i kërkoi May-t të japë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.

https://p.dw.com/p/3Fu1r
Fotografi: picture-alliance/dpa/PA Wire/House of Commons

Parlamenti britanik sapo refuzoi për të tretën herë marrëveshjen e daljes nga BE, për të cilën kryeministrja May kishte negociuar me BE.

Kryeministrja May e pranoi disfatën e marrëveshjes dhe tha se të hënën do të vazhdojnë debatet për alternativën për marrëveshjen e Brexitit.

Großbritannien London - Debatte zum Brexit
Fotografi: picture-alliance/dpa/PA Wire/House of Commons

Lideri laburist, Jeremy Corbyn i kërkoi asaj të japë menjëherë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.

Edhe folës të tjerë në parlamentin britanik kërkuan zgjedhje të reja. Deputetë laburistë e akuzuan May-n se e rivuri në votë marrëveshjen e saj të dështuar, për t'u shërbyer karrierave të konservatorëve të partisë së saj. AUD