1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brexit: Lufta për shpërndarjen e agjencive të BE-së

Bernd Riegert31 Korrik 2016

Të marrim ç'të mundemi! Me sa duket kjo është motoja në zyrat e shteteve anëtare të BE-së pas votës pro Brexit. Lufta për shpërndarjen e agjencive që e kishin selinë në Britaninë e Madhe ka filluar.

https://p.dw.com/p/1JYse
Großbritannien Europäische Bankenaufsicht in London
Fotografi: European Banking Authority

Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian dhe krerë të shteteve e qeverive të BE-së janë të një mendimi. Negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga unioni, do të fillojnë vetëm atëherë, kur ky vend të dorëzojë zyrtarisht kërkesën, sipas nenit 50 të marrëveshjeve europiane. Megjithatë që tani ka filluar në prapaskenë ndarja e plaçkës së mbetur britanike. Në Londër kanë selinë e vet dy agjenci të rëndësishme të BE-së, të njohura edhe si agjenci joqendrore.

EBA, Agjencia Europiane për mbikqyrjen e bankave, dhe EMA, Agjencia Europiane që vendos lejimin e ilaçeve në BE. Të dyja agjencitë janë të kërkuara në vendet anëtare, sepse sjellin ndikim, para dhe vende pune. Në rastin e EBA-s dhe EMA-s, dy agjencive që do të largohen nga Britania e Madhe bëhet fjalë për 1044 vende pune të kontraktuara.

Screenshot DW Shift London aus der Luft
Londrës do t'i largohen dy agjenciFotografi: DW

Që para referendumit madje filloi ndarja e plaçkës. Lobiistët suedezë dhe danezë të farmaceutikës lëvduan në Londër avantazhet e vendeve të tyre, në selinë e Agjencisë Europiane për lejimin e ilaçeve, si vende të mundshme për zhvendosjen. Ndërkohë edhe Spanja dhe Italia kanë shprehur pretendimet e tyre. Qeveria spanjolle themeloi zyrtarisht një grup pune për të punuar që agjencitë europiane të transferohen në Barcelonë ose Madrid. Kryeministri italian, Matteo Renzi u kundërpërgjigj menjëherë. Roma krijoi po ashtu një grup pune për të bërë lobim për lëvizjen e dy agjencivë ne Romë.

Kryebashkiaku i Romës, Guiseppe Sala ka shkuar më parë në Londër për të bërë reklamë për Romën si vend ideal për entin europian mbikqyrjes bankare. Por edhe shtete dhe qytete të tjera po zgjohen pas këtyre përpjekjeve. Eurodeputetët gjermanë e shohin Frankfurtin si qendrën e natyrshme të agjencisë së mbikqyrjes bankare, sepse në fund të fundit edhe Banka Qendrore Europiane ka selinë e saj në Frankfurt. Polonia nga ana e saj kërkon të tërheq agjenci të tilla në Lindje. Rumania, Bullgaria, Qipro dhe Sllovakia si edhe Kroacia ngrenë zërin po ashtu, sepse nuk kanë marrë deri më tani asnjë autoritet europian.