1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasaportat e reja gjermane - me të dhëna biometrike

Ulrike Bosse.1 Nëntor 2005

Gjermania do të jetë ndër vendet e para evropiane të cilat do të fusin në përdorim pasaportën elektronike. Parashikohet që dokumenti i ri me të dhëna biometrike, të shtojë sigurinë ndaj mundësisë së falsifikimit, sigurisë së identifikimit dhe kontrollit kufitar si dhe të përmirësojë hetimet policore.

https://p.dw.com/p/Ar2P
Pasaportat e reja
Pasaportat e rejaFotografi: AP

Për futjen e pasaportave elektronike me të dhënat biometrike, ministri i brendëshëm gjerman Oto Shili, është shpërblyer prej kritikëve të tij me çmimin negativ për mbrojtësit e të dhënave përsonale, "Big - Brother". Mirëpo ministri në largim është i bindur, se të dhënat biometrike në dokumentet e identifikimit, e bëjnë më të sigurt botën tonë. Ministri Shili pohon, se pasaportat e reja janë më të sigurta nga shpërdorimet dhe falsifikimet. Ndërkohë që lehtësohet edhe identifikimi i kryerësve të veprave penale. "Natyrisht që me metodat më të reja biometrike është më e lehtë të sqarohet nëse bëhet fjalë për ndonjë dokument i cili me të vërtetë i përgjigjet të dhënave të pronarit", thotë ministri Shili.

Bashkimi Europian pajiset me pasaporta biometrike

Në dhjetor të vitit 2004, Bashkimi Europian ka lejuar përdorimin në shtetet anëtare të pasaportave me të dhënat biometrike. Debati për futjen në përdorim të dokumenteve më të sigurta, është zhvilluar që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
SHBA po ashtu kanë bërë presion ndaj ministrave të brendshëm, për arritjen e unitetit ndaj kësaj çështjeje. Uashingtoni ka vendosur që vetëm zotëruesve të pasaportave elektronike t'u jep privilegjin e futjes pa viza në Amerikë. Në negociatat me BE është dhënë afat që kjo të kryhet deri në tetor të vitit 2006. Ndërkohë që ky rregull tashti vlen vetëm për përsonat të cilët marrin dokumente të reja.
Bashkimi Evropian ka rekomanduar që deri në verën e vitit 2006, të gjitha pasaportat e reja të shteteve anëtare të jenë të pajisura me një fotografi digjitale, e cila mundëson njohjen e pronarit përmes fytyrës. Përmes sistemeve të sigurisë futen në bankën e të dhënave të gjitha pikave të caktuara në fytyrë si dhe largësia mes pjesëve të fëtyrës: gojës, syve, hundës, ballit dhe mjekrës.

Ministri Shili përkrah me forcë pasaportat biometrike

Oto Shili, që nga fillimi i përkiste grupit të ministrave të BE të cilët angazhoheshin për futjen e këtyre pasaportave. BE ka vendosur edhe për dy gjurmë gishtërinjësh, të cilat do të futen në memorjen e pasaportave evropiane deri në vitin 2008.
Në Gjermani kjo do të ndodhë në fillim të vitit 2007. Sipas një studimi të organeve të sigurisë, identifikimi përmes gishtërinjëve është më efikas se përmes fytyrës. Siguria dhe efikasiteti janë edhe argumentet të cilat përdorë ministri Shili, kur angazhohet për futjen e pasaportave me të dhëna biometrike. "Eksperimentet tona dëshmojnë se me futjen e më shumë të dhënave biometrike, mundësohet edhe kontrolli më i shpejtë dhe më i sigurt", thotë Shili.

Mbrojtësit e të dhënave private janë kundër pasaportave biometrike


Në anën tjetër, mbrojtësit e të dhënave private dhe specialitët e kompjutorëve paralajmërojnë se teknika është më pak e sigurt ose është e tepruar. Ata pohojnë se teknika për këto gjëra ende nuk ka arritur nivelin e duhur. Në testet e kontrollimit të fytyrës është dëshmuar një nivel gabimesh prej 15 deri në 25 përqind. Kompjutorët mund të bëjnë gabime edhe me rastin e kontrollit të falsifikimieve të përsosura të gjurmëve të gishtërinjëve. Shtrohet edhe pyetja se çfarë do të bëhet me të dhënat që lexohen përmese kompjutorëve: a thua ato edhe do të futen në memorje?
Në Gjermani nuk lejohet krijimi i një banke të tillë me të dhëna. Mirëpo, kritikët thonë se në vendet tjera nuk është e siguruar sa duhet mbrojtja e të dhënave persnale.