1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman, 25. 10.2005

25 Tetor 2005

Bisedimet për krijimin e koalicionit ne Gjermani, fitorja e nacionalkonservatorit Kazinski në Poloni

https://p.dw.com/p/ArtF
Merkel, Müntefering, Schröder para bisedimeve
Merkel, Müntefering, Schröder para bisedimeveFotografi: AP

Në Gjermani vazhdojnë bisedimet për krijimin e koalicionit të madh. Edhe brenda vetë kampeve të kunderta politike situata është e acaruar.

"Tagespost" shkruan për situatën në unionin CDU, CSU

Tek unioni po zien. Shumë po fillojnë ta kuptojnë se çmimi, që kanë paguar Merkel dhe Stoiber për postin e kancelarit, ishte shumë i lartë dhe në kurriz të partisë dhe të programit. Disa bile kritikojnë, se për hir të postit zonja Merkel ka shitur identitetin e partisë dhe e njëjta gjë vlen edhe për Stoiberin, se edhe atij i intereson vetem pushteti personal. Stoiber duhet ta dijë se në Berlin nuk ka më shtet oborri, atje është në sheshin e tregut, jo më në tribunë. Dhe zonja Merkel duhet ta dijë se kancelarët e një koalicioni të madh janë më të dobët se sa çdo kryetar tjetër qeverie e aq më shumë, kur përpiqen për vetën e vet dhe jo për programin qeveritar. Edhe nqs se të dy nuk i besojnë Merzit, sepse e kanë mashtruar në vitin 2002, me të do të kishin një njëri të ndershëm në tryezë. Rival ai është kështu apo ashtu.


Süddeutsche Zeitung

"Pjesa e parë e faturës ishte rezultati i mjerueshëm në zgjedhje. Pjesa e dytë është fillimi i çalë i Angela Merkelit në rrugën për në zyrën e kancelares. Unioni prezantohet deri diku i aftë për të qeverisur. Në cështjet e kuadrit jo unik, në përmbajtje i vagullt. Kjo të kujton pak gabimin e dyfishtë të fillimeve të qeverisë së mëparshme, që në CDU u komentua me fjalinë. Ata nuk e bëjnë dot.

"Eßlinger Zeitung" shkruan për përpjekjet e Stoiberit për të zgjeruar kompetencat e tij në ministrinë e ekonomisë

"Pavarësisht se çfarë është rënë dakord në fillim të bisedimeve të socialdemokratëve me CDU CSU, ministria e arsimit pa sektorin e studimeve shkencore është e gjymtuar. Për ministren e kulturës Schavan ka rrezik që gjithcka që ka të bëjë me inovacionin do të administrohet në vende të tjera. Që kapja grabitqare e kompetencave nga superministri Stoiber do të prekë edhe personin më të besuar të kryetares së unionit kristiandemokrat Angela Merkel, e plotëson kuadrin. Ministrja e ardhshme Schavan, e cila u nis me pretendime të mëdha, mund të mbetet mbretereshë pa tokë."


"Tagesspiegel" në Berlin komenton zgjedhjen e presidenti të ri polak dhe pasojat në marrëdhëniet e Polonisë me shtetet e tjera.

Lech Kazinski do t´i forcojë kontaktet e mira me Uashingtonin dhe në Evropë do të këmbëngulë tek interesat nacionale. Cfarë roli do të luajë Varshava në BE në të ardhmen, duhet ta tregojë vetë. Por një qëndrim shumë arrogant ndaj partnerëve mund t´i kthehet Polonisë në bumerang. Sepse anëtari i ri i madh i BE vazhdon të ketë nevojë si për solidaritet, ashtu edhe për mirëkuptim. Në të kaluarën Polonia megjithë disa turbullira në politikën e brendshme është treguar gjithnjë partner i besueshëm evropian. Fqinjët evropianë do të bënin mirë që me gjithë skepticizmin ndaj pushtetarëve të rinj në Poloni të tregoheshin të hapur. Sepse Polonia vitet e ardhshme do të ketë nevojë më shumë se kurrë për frymën evropiane.

"General Anzeiger" e Bonit shkruan

"Vëllezërit binjakë Kazinski personifikojnë pushtetin e ri. Suksesin e tyre ia dedikojnë një përzierje të parullave nacional-konservatore dhe premtimeve sociale si dhe mbeshtetjes së forcave ultranacionaliste dhe klerikale. Theksimi i përherhsehm i armiqësive të vjetra të trashëguara me Rusinë dhe Gjermaninë një qëndrim i theksuar kritik ndaj Evropës dhe mbështetja e fortë tek SHBA lënë të mendosh për kohë të vështira në marrëdhëniet bilaterale.


Gazeta "Kieler Nachrichten"

Zgjedhja e nacionalkonservatorit Kazinski për president të Polonisë bie në një kohë të keqe për Brukselin. BE i paralizuar nga debati për Turqinë, grindja financiare dhe konflikti për kushtetutën përpiqet për identitet dhe orientim. Pikërisht tani më i madhi nder shtetet e sapopranuara në BE, Polonia, kalon te konceptet e vjetra dhe behet nga një motor i mundshëm në një rast problematik për bashkesinë."

"Frankfurter Allgemeine Zeitung"

"Tani që nacionalkonservatori Lech Kazinski u zgjodh president i ri i Polonisë, do të tregohet se në c´masë është në gjendje kreu më i lartë i shtetit të fashitë retorikën partiake. Sipas përvojave të deritanishme ajo do të jetë e konsiderueshme. Prandaj nuk duhet parë sikur po vjen një periudhë e re e akullt në marrëdhëniet gjermano-polake. Ata janë të ndjeshme, mbi ta rëndon historia në një masë të papërsëritshme, por interes për një marrëdhënie të mirë dhe të ngushtë me fqinjët perëndimorë, vendin më të madh në BE, do të ketë edhe Kazinski. Ai duhet ta kishte së paku."