1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 25.01.06

25 Janar 2006

Rasti i rrembimit më të ri të dy gjermanëve në Irak dhe raporti i Këshillit të Evropës për ativitete ilegale të CIA në Evropë janë dy nga temat më të rëndësishme të pasqyrës se sotme të shtypti gjerman.

https://p.dw.com/p/Arrj


"Kölner Stadt Anzeiger" shkruan se rrembimi ne Irak mund te kushtoje miliona euro.Shume vone eshte bere e njohur ajo qe ishte diskrete ne rastin e pageses se Suzana Osthof, ku per shpetimin e saj qeveria gjermane pagoi para .Sipas kesaj gazete rrembyesit duke e pare kete veti doreshlire te qeverise gjermane mund te vazhdojne ne rrembimin i tjereve, nder ata 100 gjermanet qe kane mbetur ne Irak.Nje i huaj ka kohe qe ne Irak ka kuptimin dhe vleren, aq sa mund prej tij te nxjerret para, duke luajtur edhe me jeten e tij.Per rrembyesit, nuk luan rol se ne mesin e ketyre te huajve jane edhe te tille, qe i dalin ne ndihme popullesise irakiane ne plotesimin e nevojava te natyres humanitare.
"Stuttgarter Nachrichten" duke komentuar marrjen penge te dy ingjinerve gjermane ne Irak, shkruan se akoma eshte e paqarte se kush dhe per cfare motive i ka rrembyer keta dy persona.Por eshte e qarte, se lirimi i tyre do te nxisi diskutimin per parat e pagaura per lirimin e tyre, sic ndodhi edhe ne rastin e zonjes
Ostohof.Pavaresish se qeveria gjermane do te gjendet nen nje presion te shtuar,eshte e natyrshme se kjo teme do te kerkoje trajtim te barabarte te pengjeve.
"Phforceimer Zeitung" shkruan se kriminelet dhe bandat ne Irak nuk zgjedhin mjete per arritjen e qellimeve te tyre.Kjo nuk eshte e dicka qe nuk mund tu kujtohet gjermaneve.Sa kohe te gjate mund te perballojne rrezikun me jete bisnesmenet dhe perfaqesuesit gjermane te organizatave humanitare? Askush nuk mund te kerkoje qe shteti te paguaje para per lirimin e tyre,nese kjo eshte nje nga kushtet per lirimin.Mirepo, pavaresisht nga gadishmeria per te ndihmuar nuk duhet lejuar te vihet deri ketu.Dhe ne rastin e Irakut, kjo do te thote:Ata qe kane ardhur per te ndihmaur duhet te leshojne Irakun.
Sipas "Neue Presse" Gjermania nuk mund te jete njëri nga vendet e para ne bote ne fushen e eksportit,nese i shmanget edhe rreziqeve.Nje bote pa turiste, sic ishin Chrobog apo Osthof nuk do te thote me cdo kusht te jete nje bote e mire.Eshte nje gje e mencur te jesh i kujdesshem.Kjo vlen edhe per sipermarrsit gjermane.
Lidhur me rrembimin e gjermaneve ne Irak gazeta "Sächsische Zeitung" shkruan se perkunder rreziqeve shume njerez jane te gatshem te marrin pjese ne rindertimin e Irakut.Kjo eshte per respekt.Dy ingjineret gjermanet te rrembyer tani kane nevoje per ndihme.

"Frankfurter Allgemeine" komentonm raportin e hetuesit te Keshillit te Evropes.Sipas kesaj gazete ky raport eshte nje permbledhje e hartuar nga te njofshmit,te dyshuarit dhe plausabilitetit.Marty dyshon se me qindra persona i ka rrembyer dhe transferuar ne vendet e treta. Ai eshte i bindur se qeverite evropiane dhe zyrtaret e tyre te sigurise kane qene te njoftuar per aktivitetet ilegale te CIA-s.Edhe kjo eshte vetem ne nivele te dyshimeve.Dobesia e ketij raporti qendron ne ate se nuk mund te oforoje materiale konkrete,p.sh per egzistencene burgjeve te CIA-se ne Evrope.
"Mitteldeutsche Zeitung" shkruan se hetuesit e Keshillit te Evropes kane hartuar dy raporte per fluturimet ilegale te CIA-s.Te parin ne forme te shkruar ndersa te dytin ne forme gojore te regjistruar ne kaseta.Mirepo asnje qeveri nuk ka shpreh gadishmeri per te koperuar me hetuesit.Pothuajse te gjitha qeverite evropiane kane qendruara prapa sherbimeve te tyre te fshehta.Pra muri i heshtjes ishte me tradhtues se sa te permbajturit.Nese eshte e vertete se as fluturimet ilegale,as marrje ne pyetje e as rrembime te njezeve nuk ka pas atehere kjo ka mund te deshmohet hapur.