1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 31.08.06

Sonila Harasani31 Gusht 2006

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek politika e bashkësisë ndërkombëtare me Iranin dhe tek ndryshimi i kursit politik të partisë social demokrate gjermane

https://p.dw.com/p/AroB
Kofi Annan
Kofi AnnanFotografi: AP
Gazeta "Wiesbadener Kurier" shkruan: "Dështimi në debatin bërthamor me presidentin iranian Ahmadinexhad shënon një dobësim të ndjeshëm të OKB-së. Ky dobësim nuk ndjehet vetëm nëpërmjet qëndrimit kokëfortë të presidentit iranian, por mbi të gjitha nëpërmjet qëndrimeve jounanime brenda shteteve antare të kësaj organizate. Këshilli i Sigurimit nuk vendos dot sanksione, e sidomos ushtarake, sepse mungojë dy vota shumë të rëndësishme. Madje edhe bojkotime të mundshme ekonomike ndaj Teheranit do të refuzohen jo vetëm nga Pekini dhe Moska por edhe nga shtete të tjera. SHBA-s, të cilat janë normalisht armike të betuara të Iranit, tregohen të kujdesshme kur bëhet fjalë për puset e naftës. Kombet e Bashkuara, të cilat nuk e meritojnë më këtë emër, qëndrojnë tani duarbosh." Gazeta "Nürnberger Zeitung" komenton: "Përgjigja e Anhamidenxhadit është shumë e ndërlikuar. Në rradhë të parë ai i drejtohet 5 shteteve me vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe Gjermanisë. Ndërkohë që SHBA-s e interpretojnë si "JO" përgjigjen e presidentit iranian, evropianët, Kina dhe Rusia shohin tek kjo përgjigje gadishmërinë për bisedime. Por dihet se Moska dhe Pekini nuk do të pranojnë asnjë sanskion ndaj Iranit. Dhe çfarë do të sillnin ato? Mbi ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit dhe bllokimin e kontove bankare, Ahmadinexhad veç se buzëqesh." Ndërkohë gazeta "Landeszeitung" nga Lyneburgu shkruan mbi terrorin në Turqi: "A mundet vallë që terrori të jetë një sinjal për shpresa? Po, kur bëhet fjalë për debate mes idelogëve të verbër, të cilët e ndjejnë se po u kalon koha. Kështu duket tani gjendja pas sulmeve të kurdëve militantë në Turqi. Dëshira për vrasje e të ashtuquajturve "Shqiponjat çlirimtare kurde" mund të analizohet si dobësi. Por në rast se qeveria dhe ushtria turke tregojnë tani durim dhe nuk kërkojnë hakmarrje ushtarake, ata mund t´i prishin plotësisht planet e terrorizmit kurd në Turqi." Ndryshojmë teme. Gazeta "SÜDDEUTSCHE ZEITUNG" nga Mynihu shkruan mbi kursin e ri të partisë social demkrate: "Në rast se Gerhard Schörder, do të ishte përgjigjur si tani Kurt Beck mbi përfitimet dhe humbjet për punëmarrësit, do të ishim ndeshur me një revolucion brenda rradhëve të partisë: Këtu bëhet fjalë për temën e preferuar të punëmarrësve, të cilët duan të dalin me çdo kusht nga tarifat. Në rast se Schröder do të kishte folur kështu, të gjithë do të kishin menduar se partia social demokrate po kthehet në një parti kapitaliste. Por për Beck kjo do të thotë se sindikatat janë ato që duhet të flasin mbi këto tema. " Në gazetën "KIELER NACHRICHTEN" lexojmë: "Kjo qeveri po bën një politikë për të dobëtit por jo për të fortët. Ajo diskuton me muaj me rradhë mbi përmirësimet e reformës Hartz IV, mbi diskriminimin dhe pagat, mbi mbështetjen e familjeve dhe nxënësve. Kurt Beck e ka pranuar më në fund faktin se ky sistem mund të financohet vetëm falë shoqërisë në të cilën jetojmë, dhe se shtresa e mesme e popullsisë po vuan nga politika e deritashme. Zgjedhësit do ta shohin dikur se cilat sinjale janë parashikuar për ta." Gazeta "NEUE WESTFÄLISCHE" shkruan: "Puna do të vlerësohet, thotë shefi i partisë socal demokrate Kurt Beck dhe merr kështu një drejtim të rrezikshëm: Por në rast se politikanët flasin mbi "punën", qytetarët reagojnë të trembur: Çfarë duhet të bëjën ata më shumë, të paguajnë më shumë taksa?" Dhe së fundi në gazetën "BERLINER KURIER" lexojmë: "Unioni dhe partia social demokrate nuk gëzojnë ndonjë imazh shumë pozitiv. Fundja mashtrimi i votuesve nuk mund të bëhet gjithë kohës fshehurazi. Përveç kësaj duhet të merremi edhe me fjalët e kancelares, sipas të cilave mund të arrijmë gjithçka ose asgjë. Por sidoqoftë Merkel arriti më në fund të bindet se besimi i njerëzve tek politika mund të përmirësohet. Por kjo është një tezë e gabuar. Teza e duhur duhet të quhet: Puna politike mund të përmirësohet. Vetëm kështu mund të rifitohet besimi i votuesve."