1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman të së martës

14 Shkurt 2005
https://p.dw.com/p/Arwh

Në qënder të pasqyrës së shtypit sot është pranimi nga ministri i jashtem gjerman, Fisher i përgjegjësisë për gabime në çështjen e dhënies së vizave në ambasadat gjermane në Evropën lindore.


Këlnische Rundschau

"Nuk janë gjëra të parëndësishme, por që preokupojnë shumë qytetarë. Kriminalitet dhe shperdorim në lidhje me emigrimin dhe ardhjen në Gjermani të personave, që tentojnë të hyjnë në Gjermani me synime jo të mira. Tani ministri i jashtem merr mbi vete përgjegjësinë për gjoja lëshimet dhe gabimet në sferat e punonjësve të tij. Kjo të lë përshtypjen se personat përgjegjës në ministri duhet të mbajnë një lloj përgjegjësie, e cila siç duket ka edhe shkaqe politike. Pavaresisht nga fakti, se askush nuk e di ende se çfarë do të thotë konkretisht "pergjegjesi politike" për Joshka Fisherin koka e turkut në parti u bë një herë për një herë Volmer. Por ai nuk do të mjaftojë."


Frankfurter Rundschau:

"Që Fischer pas heshtjes së gjatë ka marrë përsipër "përgjegjësinë politike" për gabimet e mundshme dhe lëshimet e "punonjësve të tij", duhet të mjaftojë fillimisht sipas tij. Për të mos krijuar përshtypjen e izolimit të ministrit, kancelari gjerman doli në mbrojtje të Fisherit dhe në pozë triumfatori tha se opozita do të humbasë këtë luftë. Me shprehje të forta si ata të ketyre ditëve të fundit, opozita po krijon më tepër mjegullim. Ajo siç duket nuk do të arrijë që ta mbajë Fisherin larg komisionit derisa të kenë folur deshmitarët. Fisher do të dalë vetë deshmitar, dhe atëherë do ta sqarojë menjëherë se çfarë kupton me "përgjegjësi politike".


Handelsblatt shkruan:

"Eshtë fjala për Fisherin. Por bëhet fjalë për më shumë, megjithëse në qeveri dhe në opozitë këtë nuk mund ta marrë me mend askush. Ky konfrontim mund të shkaktojë tek qytetarët gjermanë reflekse të Pavlovit. Edhe pse pa qëllim, në javët e ardhshme zinxhiri i asociimeve Evropa Lindore, banda kontrabandistesh, punëtorë ilegalë, prostitucion i detyruar, do të ngelet në kokë. Atëherë thirrja për protekcion do të jetë aq e lartë, saqë çdo mendim për hapje të BE në Lindje do ta harrojnë. Ideja që nuk mund të ketë një Evropë keshtjellë të paprekur, rrezikon të behet viktima e parë e debatit për vizat."


Abendzeitung nga Münihu shkruan

"Në menaxhimin e krizave në sferen e tij politikani instinktiv Fisher tregon pasiguri të pazakonshme. Marrja përsipër e përgjegjësisë politike dhe pranimi i gabimeve ishte i qartë dhe i shkurtër. Prandaj shtrohet pyetja, se përse këtë nuk e ka kryer më parë. Shpejtesia e sinqeriteti janë mjeti më i efektshem në mbylljen e aferave. Në vend të kesaj Fisher dhe të gjelbrit të pamësuar me skandale bëjnë zvarritje në kohë dhe injorojnë. Kjo shkoi huq. Dhe kjo nuk shkon për një parti, e cila vë standarte të larta në kulturën politike. Kapercimi i krizës së Fisherit bie pikërisht në një kohë kur fushatat elektorale në Kiel dhe në Nordrhein-Westfalen janë në fazën përfundimtare. Në të dy landet të gjelbrit janë në qeverisje. Dhe duhet të tregojnë që edhe në keto kushte do të mund të mobilizojnë bazën siç është e nevojshme."


Këlner Stadtanzeiger

"Dorëheqja e politikanit të gjelber Ludger Vollmer si zëdhënës i politikës së jashtme të partisë së tij në parlament, i çliroi të gjelbrit në fushatat elektorale në Schleswig-Holstein dhe Nordrhein Westfalen nga detyrimi i pakëndeshem për ta mbrojtur atë. Zgjedhjet në të dy landet kanë rëndësi të madhe për zgjedhjet parlamentare 2006. Fakti që Volmer dha dorëheqjen pas një seance të kryesisë së landit flet shumë, goditja erdhi nga Düsseldorfi. Ndikim ka patur edhe unioni, i cili e ka vënë krejtesisht në shenjester ministrin e jashtem Joshka Fisher. Sigurisht që është aspekti me interes më të madh politik, pasi kryetari i të gjelberve deklaroi se do të shprehet për aferen e vizave. Ai duhet të paraqesë arsye të forta, se përse nuk e ka bërë deri tani këtë."


Ostthüringer Zeitung nga Gera shkruan:

"Joshka Fisher do të ishte shmangur nga afera e vizave. Por edhe ai është një i vdekshem në sferen politike. Ministri i jashtem duhet të shpjegojë një urdher, që u konstatua se kishte sherbyer për shperdorime. Gabime ndodhin. Kryesorja është që të nxjerresh shpejt mësime dhe të veprosh në mënyrë të pavarur. Dhe kjo është çudija sa kohë i ka injoruar Fisheri paralajmërimet. Ai akoma nuk vepron ai vetem reagon. Mbreti është i zhveshur si në perrallë. Përreth tij të gjelbrit. Nqs i vë para përgjegjësisë si gjithë të tjerët reagojnë duke dhënë moral dhe të hutuar. Ne jemi ata, të mirët. Fisher duhet të ofrojë më shumë se ç´bëri dje. Informacioni i vertetë është ndryshe."