1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

23 Gusht 2006

Kongresi i CDU-së në Berlin është në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm gjerman, së bashku me misionin e ushtarëve gjermanë në Kongo

https://p.dw.com/p/AroK
CDU-Rüttgers, Merkel, Koch dhe Böhr
CDU-Rüttgers, Merkel, Koch dhe BöhrFotografi: AP

Gazetata mendojnë se në kërkim të një fillimi të ri si CDU-ja edhe kryetarja e saj Angela Merkel janë duke bërë për momentin një spargatë të rrezikshme.

"Frankfurter Neue Presse" shkruan:

"CDU-ja nuk e ka të qartë, se cili është profili i saj dhe cilat interesa mbron. A duhet të angazhohet për më të tepër liberalizim apo për më tepër siguri sociale? Dhe si u bëhet halli vlerave konservative për familjen, të cilat besnikët e Merkelit duan t'i sakrifkojnë në altarin e modernizimit, për t'u ardhur kështu pas qejfit, banorëve të qyteteve të mëdha. Përse nuk duhet të përmendet në programin e ri fjala kulturë drejtuese? Nga frika? Prej kujt? Pyetje pas pyetjesh që nuk gjejnë përgjigje as në kongresin e tanishëm të kësaj partie. Merkeli do të përpiqet që t'u ofrojë të gjitha palëve diçka, në mënyrë që të qetësojë debate për drejtimin e partisë."

"Leipziger Volkszeitung" shkruan:

"Në kërkim të një fillimi të ri CDU-ja ka ngecur në një sparkatë të rrezikshme, duke tmerruar dhe larguar prej elektoratin konservator, pa gjetur një klientelë të re, Ideja e ndarjes së familjes, parave për fëmijët, tolereca ndaj formave të ndryshme të bashkëjetesës përveç asaj mes burrit dhe gruas, të gjitha këto janë pranim i realitetit dhe piketa të rëndësishme drejt rrugës së një partie bashkëkohore. Në kombinim me rritjen e tvsh-së, reformën shëndetsore të ngatërruar dhe kursin përkëdhelës kundrejt SPD-së, e gjitha kjo është tepër e vështirë të kapërdihet prej zgjedhësve tradicionalë të kësaj partie. Ata ose largohen me tmerr prej CDU-së, ose u drejton liberalëve."


"Këlnische Rundschau" shkruan:

"Unioni demokristian është i shqetësar për shkak të përfundimeve të demoskopëve dhe anketave. Parë nga shifrat një gjë e tillë mund të thuhet edhe për SPD-n. Për këtë shkak në Berlin CDU-ja diskutoi sërish për parimet. Por në një kongres ku flitet për vlerat themelore të patisë është e vështirë që të shkëputesh prej taktikave për të treguar suksese. Kompromiset janë tipike për veprimtarinë e përditshme të kancelares. Angela Merkel kapet demonstrativisht fort pas marrëveshjes së koalicionit duke qenë kështu në anën e sigurt si kryetare e qeverisë, por si krytare e CDU-së. Kjo doli e qartë edhe në kongres, ku kërkohet një forcë e re integruese, ndryshe nga kabineti qeveritar."


Me shqetësim gazetat gjermane ndjekin përshkallëzimin e gjendjes në Kongo pas njoftimeve për raudin e balotazhit. Në kuadër të trupës së BE-së në Kongo ka edhe rreth 700 ushtarë gjermanë.

"Nordwest-Zeitung" (Oldenburg):

"Aksioni i Bundeswehrit në Kongo nuk është një detyrë e thjeshtë. Trazirat atje tregojnë qartë se, ushtarët gjermanë dhe kolegët e tyre nga vendet e tjera gjenden përpara një misioni të koklavitur sa i përket sigurimit të zgjedhjeve në Kongo. Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar gjendja do të bëhet edhe mnë e rrezikshme. Në rast se do të fitojë Kabila, kundërshtari i tij Bemba me siguri që nuk do të rrijë rehat. Për kohën që ka mbetur deri në rezultatin përfundimtar, ushtarëve të BE-së nuk u mbetet gjë tjetër vetëm se të tregojnë prani të fortë për të mbytur që në filiz vatrat e vogla të konfliktit."

"Dresdner Neueste Nachrichten" shkruan:

"Për 2500 helmetkaltërit e stacionuar që prej fundit të korrikut në Kongo, javët e ardhshme do të jenë provë zjarri. Ushtritë private të dy konkurentëve vazhdojnë ende të luftojnë njëra-tjetrën vetëm nëpër rrugët e Kinshasës. Por, shpejt prej kësaj vatrat e zjarrit mund të përhapen në të gjithë vendin. Dhe një rast i tillë do t'i kapërcente mundësitë e trupës paqësore të BE-së. Deri tani ushtarët e BE-së ishin në gjendje të mbronin vetëm ambasadorët e vendeve perëndimore. Faza vërtet e rrezikshme fillon në tetor, përpara zgjedhjeve të balotazhit, dhe në këtë kohë misionit të trupës katërmujor të BE-së, EUFOR, i afrohet dalëngadalë fundi. Shtetet e BE-së duhet të bëjnë të qartë se janë të interesuara për një angazhim afatgjatë në Kongo. Në rast të kundërt debatet për një rol drejtues të evropianëve në Liban, tingëllojnë si një shaka e keqe."