1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

4 Gusht 2006

Me zgjedhjen e politikanit pro-rus Viktor Janukovitsch si kryeministër i ri i Ukrainës, parlamenti vendas i jep sot fund luftës disamujore për pushtet. Kjo është edhe një nga temat qendore të shtypit të sotëm gjerman

https://p.dw.com/p/Aroc
Fotografi: AP

"Tagesspiegel" (Berlin):

"Eshtë ironi e hidhur që pikërisht Janukoviçi është i mallkuar të vazhdojë tani rrugën e revolucionit. Ende nuk dihet të gjitha detajet e marrëveshjes së tij me presidentin Jushçenko. Edhe referendumi që thuhet se do të organizohet në lidhje me anëtarësimin e vendit në NATO përmban mjaft material politik ekspoziv. Gjithsesi Janukoviçit do t'i duhet t'u përmbahet qëllimeve të revolucionit, sepse për këtë edhe ka nënshkruar. Gjatë fushatës elektroale ai tregoi se ndryshe nga Janukoviçi është i vendosur dhe theksoi se dëshiron të emancipohet prej Rusisë."

"Nordkurier" e përshëndet kompromisin e arritur në Ukrainë:

"Që të dy, Jushçenko si president dhe Janukoviç si kryeministër i ri, nuk përfaqësojnë një politikë homogjene. Por po të vazhdonin të ecnin të ndarë, vetëm se do të bllokonin njeri-tjetrin. Duke bërë përpjekje për një bashkëjetesë paqësore në kreun e shtetit, ata i japin Kievit një shanc për të kapërcyer paralizimin e shoqërisë dhe të reformave politike. Nga ana tjetër ata që e ndjenë të tradhëtuar çështjen e revolucionit portokalli, do ta luftojnë këtë kompromis historik. Julia Timoshenkos, që është e gatshme për polarizim, i hapen mundësi të reja për t'u profilizuar si mbrojtëse e idealeve portokalli."

Edhe "Frankfurter Allgemeine Zeitung" mendon se megjithë zemërimin e ish-partneres së revolucionit portokalli, Ukrainës i duhej ky kompromis mes rivalëve:

"Pritej që nga kampi i ish-bashkëluftëtares së revolucionit portokalli do të vinin akuzat për tradhëti. Sigurisht që është e hidhur kur sheh se falsifikatori i zgjedhjeve të 2004 rehabilitohet për t'u bërë kryeministër i Ukrainës. Por pas katër muajsh krize politike dhe gjendje pezull nuk mund të bëhej më fjalë për romantikë apo higjenë revolucionare, por për shumë më tepër. Lidhja që po vendos presidenti Jushçenko me ish-rivalin e tij Janukoviç, një lloj koalicioni i madh, është ndoshta e vetmja rrugë me të cilën mund të kapërcehen paralizimi politiko-kulturor dhe përçarja socialo-mendore e Ukrainës."

Gazeta "taz" (Berlin) shkruan:

"Shumë ukrainasve mund t'u duket si një skenar filmi horror vendimi i fundit i presidentit të vendit. Gjithësesi ka një numër shkaqesh që të ardhmen e vendit mos ta shohësh të zezë, por portokalli. Partia e Janukoviçit doli prej zgjedhjeve forca më e madhe në parlament. Për Ukrainën kjo është një përvojë e rëndësishme dhe në asnjë mënyrë e vetkuptueshme po të krahasohet me përvojat e ish-republikave të tjera sovjetike. E njëjta mund të thuhet edhe për marrëveshjet për koalicion, një fenomen deri tani i panjohur në Rusi apo Bjellorusi."

Kalojmë tani në dy tema nga Gjermania: thellimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve dhe kërkesa për ndalimin e duhanit në vende publike.

"Berliner Zeitung" shkruan:

"Në Gjermani gjërat po bëhet gjithnjë e më të padrejta. Edhe pse mesatarisht të ardhurat reale po bien, një shtresë e vogël në segmentin e sipërm të të ardhurave përfiton, ndërkohë që të tjerëve u duhet ta fusin dorëm edhe më thellë në xhep. E kështu hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani po thellohet. Sipas të dhënave të Institutit gjerman për studime ekonomike një e dhjeta e popullsisë ka në dorë rreth gjysmën e pasurisë private, të tjerët më pak se 4%. 17,3 % e gjermanëve konsiderohen të varfër. Ndër ta bëjnë pjesë 2,5 milionë fëmijë. Koalicioni i madh nuk po bën asgjë kundër kësaj. 25 vitet e një politike ofertash me pasoja katastrofale për shoqërinë po vazhdojnë, sikur të mos kishte ndodhur gjë."

"Mannheimer Morgen" shkruan:

"Politika e kthimit të kokës mënjëanë e pronarëve të hoteleve dhe restoranteve i ka injoruar për vite me radhë interesat e atyre që nuk pinë duhan. Ankesat se në rast se prej ndalimit të duhani në vendi publike rrezikohen mijëra vendeve pune tingëllojnë absurde. Në vendet ku duhani është ndaluar nuk ka ndodhur një gjë e tillë, ndërkohë që gastronomia gjermane vuan prej vitesh prej rënies së të ardhurave. Nuk është rastësi që kriza filloi pikërisht kur shumë lokale e shfrytëzuan ndryshimin e markës në euro për t'i rritur çmimet fshehurazi."