1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

DW11 Korrik 2006

Vrasja e kreut të rebelëve të Çeçenisë, Shamil Basajev si dhe Polonia nën drejtimin e binjakëve Kazhinski janë disa nga temat e sotme të shtypit gjerman. Gjithsesi temë qëndrore mbeten problemet në radhët e koalicionit të madh në Gjermani, i cili përbëhet prej partish me drejtime politike dhe botëkuptime të ndryshme.

https://p.dw.com/p/Arp0
Shamil Basajev
Shamil BasajevFotografi: picture-alliance

Fillimisht citojmë nga gazeta "Münchener Merkur" në lidhje me zhvillimet në radhët e koalicionit qeveritar në Gjermani:

"Kancelarja Merkel e konsideron një konflikt të mundshëm me partnerin e koalicionit si rastin më të jashtëzakonshëm. Që prej fillimit të detyrës si kancelare, zonja Merkel sipas fjalëve të veta po merret në radhë të parë me largimin e lopëve prej një sipërfaqeje që ka zënë akull. Por nën këtë vapë vere, jo vetëm meteorologjike por edhe politike, shtresa e akullit mbi të cilin po lëviz zonja Merkel, kërcënon të bëhet gjithnjë e më e hollë. Merkeli nuk e ndjen veten në gjendje që të tregojë atë vetëbesim, të cilin thotë se po e tregojnë gjermanët pas botërorit. Ajo i beson taktikës së saj defensive dhe mendimit se kritika nga radhët e socialdemokratëve do të heshtë dhe se mosmarrëveshjet në radhët e kryesisë do të humbasin në periudhën e pushimeve. Por zjarri i fshehur mund të shndërrohet shpejt në një zjarr të përgjithshëm, në politikë nuk ka periudhë më të rrezikshme sesa periudha e pushimeve verore. Angela Merkel e ka vetë në dorë që të thotë një fjalë të pushtetshme."


Kalojmë në temët tjetër, vrasjen e kreut të rebelëve të Çeçenisë, Shamil Basajev në prag të takimit të nivelit të lartë të G8-s në St. Peterburg.

"Nordbayrischer Kurier" (Bayreuth) shkruan:

"Rastësi apo jo: pak ditë para takimit të G8-s edhe Putini mund të mburret me një sukses në luftë kundër terrorizmit. Ai e takon pra presidentin amerikan si një politikan të një grade, sepse edhe amerikanët e eleminuan para një muaji në Irak, terroristin Abu Musav el Sarkavi në Irak. Putini dhe Bushi ngjajnë në veprimet e tyre, dhe që të dy gabojnë sepse mendojnë se mund të fitojnë mbi terrorin para së gjithash me forcën e armëve. Për shkak të pasurive nëntokësore dhe pozicionit gjerografik si kryqëzim rrugësh të rëndësishme transporti, rajoni i Kaukazit, mbetet një fuçi baruti. Gjermania ka nevojë për paqe në këtë rajon të trazuar. në rast se do që të vazhdojë të furnizohet pa probleme me naftë dhe gaz."

"Südkurier" (Konstanz):

"Vrasja e Basajevit mbështet ndoshta imazhin e Putinit si burrë i fortë me të cilin nuk ndeshet dot njeri pa u ndëshkuar, por kjo nuk e zgjidh problemin e Çeçenisë. Pas 12 vjetësh lufte kjo provincë është shkatërruar. Putini i bëri njësh me tokën separatizimin me ndihmën e zinxhirëve të tankeve duke nxitur zemërimin e një popullsie, së cilës iu hoqën të drejtat. Kjo ishte klima në të cilën u rrit një njeri si Basajevi, i cili u trasnformua nga një rebel romantik në një vrasës. Shembulli tregon se sesa e hollë mund të jetë vija që ndan rezistencën prej terrorizimit. Basajevi e kaloi këtë vijë dhe e pagoi atë me jetën e vet. Vrasja e tij mund t'u vijë në ndihmë rusëve dhe çeçenëve vetëm në rast se Kremlini e shfrytëzon momentin për të ofruar më në fund një zgjidhje politike të qëndrueshme."

Gazeta "Thüringische Landeszeitung" (Wiesman) e përqëndron vemendjen tek republika e binjakëve, siç e quan artikullshkruesi Poloninë:

"Republika e binjakëve po u shkakton shqetësime të gjithë atyre që e duan Poloninë. Një president dhe një parti në pushtet që reagojnë ndaj satirës së një gazete gjermane, edhe pse ajo vërtet ishte e tepruar, një koalicion qeveritar i paqëndrueshëm, i cili u tregon kartonin e kuq konservatorëve të moderuar dhe të gjitha forcave të orientuara nga Evropa, një politikë e fortë e ligjit dhe drejtësisë brenda vendit dhe një politikë e jashtme që ka si detyrë të mbrojë interesat nacionale duke i kthyer gjithnjë e më tepër kurrizin Evropës. Polonia është kthyer për BE-në në një faktor të pakalkulueshëm."