1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

27 Gusht 2004
https://p.dw.com/p/Aryh

Komentatorët e gazetave gjermane të ditës trajtojnë kryesisht keto tema, deklaratën e ministrit gjerman të mbrotjes Peter Struck, se Bundesveri është i gatshem për operacione të tjera në Afrikë. Rolin e ajatollahut të madh shiit Ali el Sistani në Irak dhe paralajmërimin ndaj kancelarit Gerhard Schrëder, që të mos shkojë më në Gjermaninë Lindore.


Lidhur me mundësinë e operacioneve të Bundesverit ushtrisë gjermane në Afrikë gazeta Süddeutsche Zeitung nga Münihu shkruan:

"Problemet e Afrikës e rëndojnë Evropën. Anijet me refugjatë e tregojnë këtë çdo ditë. Evropa duhet të anagazhohet, për të krijuar një stabilitet më të madh në këtë kontinent si premisë për të lehtësuar varferinë. Në rast nevojë kjo duhet të ndodhe edhe me mjete ushtarake. Gjermania është e obliguar edhe ndaj partnereve të saj evropiane, të cilët janë prej kohesh në Afrikë si ish fuqi kolonizuese dhe që në rast nevoje presin me të drejtë një kontribut nga Gjermania. Por Gjermania duhet të tregojë edhe pergjegjesi, nqs do të arrijë pretendimin për të patur më shumë peshe në politikën nderkombëtare. Prova e parë duhet bere në Afrikë."

Krejt ndryshe shkruan gazeta e Berlinit Neues Deutschland

"Pas shfajesimit të ministres Wiezorek-Zeul për genocidin në Namibi Struk ka shpallur kompetencën gjermane jo vetem për koloninë e dikurshme, por në të njëjtën kohë për tërë kontinentin. Për ta bërë atë legjitime nuk është nevoja për një konflikt konkret. Operacioni i paqes përparon aq shpejt, saqë paqja nuk e ndjek dot më. Dhe opinioni i çuditur publik jo e jo."

Me rolin e Ajatollahut të madh el Sistani në Irak merret gazeta FAZ:

"Ajatollahu i madh shfrytezon gjithnjë ndikimin e tij politik, por refuzoi t´ua kalojë pushtetin përfaqësuesve të fesë si në Iran. Deri tani Sistani ka arritur që të mos böhet për vete as nga amerikanöt dhe as nga politikanët irakianë. Përmes marshimit për në Naxhaf autoriteti i tij është rritur. Kjo do të bëjë që më shumë irakianë të kërkojnë mendimin e tij."

Në gazeten Mitteldeutsche Zeitung nga Halle lexojmë:

"Përfundimi i luftës në Naxhaf do të influencojë shumë në të gjithë botën e shiiteve. Ndoshta ky marshim i paqes vjen shumë vonë. Fillimisht mbetet shpresa, që ky aksion të dëshmohet si akti më i rëndësishëm i rezistencës civile, për të cilën një udhëheqës fetar i Azisë ka bërë thirrje që prej marshimit të Ghandit në Indi. Ai i hapi rrugën atëherë sundimit kolonial britanik. Dhe mund të kishte për amerikanet në Irak pasoja të ngjashme."

Gazeta Fränkische Tag nga Bamberg öshtö e mendimit:

"El Sistani e shtyn kryengritös fetar el Sadr në rradhe të dyte dhe i tregon në të njëjtën kohë qeverisë se sa e holle është mbulesa e saj e pushtetit. Ai nderohet kur thotë se besimi i tij nuk ka nevojë për milicë kasapë, që nxitësit e trazirave janë fanatikë në kategorinë e terroristeve profesionistö. Por pohimin me të rëndesishem figura kryesore e shiiteve nuk e bën. Qytetarë mbeshtesni këtë qeveri edhe pse të padësherueshme, me qëllim që të mund të zgjidhet një tjeter."

Dhe gazeta Frankfurter Rundschau thekson:

"Në moment nevojitet të qetesohen të zemëruarit, t´u jepet zemër të zhgënjyerve dhe të çarmatosen ata që janë të gatshem për dhunë. Kjo është detyra, me të cilin shpresëdhënesi Sistani e sheh veten të konfrontuar. Misioni i tij vendos për efektin e pushtetit të autoritetit politik. Burri i vjetër duhet të kapë shansin e momentit dhe njëkohësisht të kërkojë durim."


Paralajmërimi i ministrit të brendshem të Brandenburgut Jërg Schënbohm ndaj kancelarit Schrëder që të mos ndermarrë udhetime të tjera në Gjermaninë lindore komentohet nga Gazeta e Bonit General Anzeiger:

"Deri tani paralajmërimet për të mos zhvilluar udhetime kanë qenë privilegj i ministrisë së jashtme, me qëllim që qytetaret gjermanë në këtë mënyrë të mbroheshin nga kidnapimet dhe rreziqe të tjera për jeten e tyre. Schënbohm nuk i ka bërë nder as vetes dhe as landit që ai drejton me këtë deklaratë të dështuar para një pakice demonstruesish që hedhin vezë dhe gurë."