1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

2 Gusht 2004
https://p.dw.com/p/Arz8

Revista Spiegel në artikullin me titull "Gjithçka apo asgjë" shkruan lidhur me situatën e re të krijuar në Maqedoni në mes shqiptareve dhe maqedonasve. Nga ky artikull citojmë:

"Romeo Dereban kryetari i bashkisë së qytetit maqedonas të Strugës, ë shtë i zemeruar me qeverinë e tij dhe thotë "kjo bandë të paaftësh në Shkup" së bashku me terroristët e partnerit shqiptar në koalicion ka vulosur ndarjen e Maqedonisë. Në tavolinën e tij të shkrimit ka ka tre gezhoja boshe për plumba gome dhe bomba shokuese "me keto mjete të ndaluara luftarake dhe me shkopinj elektrikë njësitë tona speciale nga Shkupi kanë sulmuar vendin tonë të bukur Strugën pikëtakimin e poeteve" thotë Dereban. Kjo sepse banoret sllave të qytetit, tek të cilët bën pjesë edhe Derabani, protestojnë kunder decentralizimit të komunave të tyre.
Ndersa ministri i mbrojtjes dhe zvkryetar i aleancës qeveritare socialdemokrate, Vlado Buckovski, i ka ngjarjet sigurisht ndryshe në kujtesë. Vetem evakuimi me helikopter thotë ai, e ka shpetuar nga turma e zemeruar. Kryetari i bashkisë Dereban rrezikohet të nxirret në gjyq për nxitje të trazirave. Imunitetin si kryetar i komunës do ta kete humbur deri atëhere. Sepse nqs parlamenti maqedonas do të vendosë siç ishte planifikuar në gusht ligjin e ri komunal, Struga do të jetë në të ardhmen një qytet i qeverisur nga shqiptaret thotë Dereban. Për pasojat askush nuk bën iluzione. Shumë mendojnë se popullsia sllave maqedonase në Strugë do të marrë valixhet, të gjitha postet e rëndesishme në ekonomi dhe politikë duke perfshirë edhe policinë, do t´u jepen shqiptareve.
Jo vetem Struga provon të ngrejë krye, edhe në Shkup 10 000 demonstrues u mblodhen para parlamentit për të protestuar kunder dy komunave të reja shqiptare.
Qeveria e argumenton këtë masë me plotesimin e marrëveshjes së Ohrit, e cila i jep pakicës shqiptare më shumë të drejta. Nga ana tjeter shumica e popullsisë maqedonase sheh tek leshimet një hap tjeter drejt shperberjes së plotë të republikës ish jugosllave.

Revista der Spiegel boton edhe një interviste me Bujar Bukoshin ish kryeminsiter i Kosoves dhe kryetar i partisë së re të Kosovës, në të cilën shprehet:

Të gjitha partitë e mëdha edhe LDK-ja e presidentit Ibrahim Rugova, kanë bazën e tyre të korruptuar, që manipulon tenderat, privatizimin dhe mbeshtetet tek nipotizmi. Nqs një minister punëson 200 vetë nga farefisi i tij në aparatin shtetëror, atëherë ai i ka abonuar zgjedhësit e tij. Korrupsion ka në të gjitha anët, sidomos në kontrabandën e naftës. Ne kemi më shumë se 1000 makina për sherbime dhe në disa ministri më shumë se 1500 punonjës. Kjo është absurde. Nqs do të funksiononte sistemi ynë juridik duhet të jepnin doreheqjen shumica e funksionarëve dhe ministrave.
Pyetjes ne se administrata e UNMIK-ut hesht, ai i përgjigjet.
"Ata duan të kenë qetësinë e vet e të mos rrezikojnë asgje. Por fajin kryesor e mbajnë politikanët tanë të paaftë, të armiqësuar dhe të korruptuar. Ata nuk i kanë ofruar asnjëhere Unmikut një partneritet të pranueshem e meqe nuk kanë pergjigje për problemet konkrete si psh mizerja ekonomike, lamentojnë për pavarësinë që mungon.

Gazeta vjeneze Die Presse schkruan sot për pasojat e fitores së kandidatit për president të SHBA, John Kerry.

"Evropa duhet të trembet nga fitorja e John Kerrit dhe do të ishte mirë, që të pozicionohej ndaj kesaj së paku intelektualisht. Jo sepse ai do të thyente premtimin për të ndryshuar ndikimin e pushtetit të administrates së Bushit në politikën nderkombetare, jo për arsye se ai nuk ka thene "kurrë jo" për luften preventive, jo sepse në shtepinë e bardhe dashuria deri tani e ekspozuar për Evropën do të ftohej. Përkundrazi. Evropa i trembet fitores së Kerrit, sepse nuk do të përdredhë me buzët për teksanin e pagdhendur Bush dhe do t´i largohet përgjegjesisë së krizave nderkombetare, sepse atehere do të kalonte koha e justifikimeve, se me kete qeveri amerikane nuk mund të punohet.

Derneires Novelle d´Alsace komenton:

"Në këtë anë të Atlantikut nuk bëjnë iluzione. Politika e SHBA-ve, qoftë ajo republikane apo demokrate, u sherben vetem interesave amerikane. Ajo që bota pret nga John Kerry është më pak një ndryshim i kursit, sesa një stil tjeter. Pas valles së madhe të simpatisë për SHBA, të prekura nga atentatet e 11 shtatorit 2001, qeveria e Bushit nga pakujdesia apo nga paaftesia, ka shkaktuar një armiqësi ndaj Amerikës. John Kerry apo Xhorxh Bush nuk kanë rrugë tjeter veçse të rifitojnë besimin e humbur. Jo nga miqesia për njerezimin, po më shumë sepse është në interes të SHBA:"


Gazeta londineze Finacial Times shenon:

"Demokratet shkojnë këtë fundjavë në shtepi me ndergjegje të paster, se kandidati i tyre do të largojë medoemos Bushin në nëntor nga pushteti. Amerikanët në përgjegjësi kanë mësuar diçka më shumë nga Kerri. Por ndoshta jo sa duhet, për të vendosur. Ata presin në kongresin e republikanve javën e ardhshme vizionin e Bushit për katër vitet e ardhshme. Kerri mund të vështrojë më kënaqesi në javët e kaluara. Ai ka nisur që t´i japë konture të qarta kandidaturës së tij. Për sa i përket kesaj, ai mund t´i thotë vetes se e ka plotesuar detyren."