1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Christina Pannhausen24 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0N

Horst Këhler do të jetë presidenti i Gjermanisë. Kjo është tema e komenteve të shtypit gjermansot.

Gazeta Die Welt shkruan lidhur me këtë:

"Angela Merkel ka arritur shumë me faktin që Këhler u zgjodh president, nga kjo përfitojnë sigurisht të gjithë. Por me Këhlerin ajo i ka vënë vetes dhe partisë së saj një masë me të cilën duhet të matet vete në të ardhmen. Ky president është premtim për një politikë të re më të mirë, por që duhet bërë së pari. Me Horst Këhlerin kompetencën e tij profesionale dhe kozmopolitizmin e tij, duhet të krahasohen në të ardhmen të gjithë ata, që do të angazhohen për reformimin e ketij vendi."

Gazeta Frankfurter Rundschau analizon:

"E vertetë unioni dhe partia liberale i janë afruar një hap më shumë pushtetit politik. Por në se nga presidenti i pasigurisë së Angela Merkelit do të bëhet një figurë e fortë që të mos e ndajë vendin, por ta bashkojë atë, mbetet fare e hapur. Tani në kampin opozitar fillon një kohë e vendosjes së shinave. Pikërisht sepse në krye të shtetit vjen njëri, i cili popullit nuk i transmeton asgjë në çështjen e barazisë sociale.

Gazeta Lausitzer Rundschau nga Kotbusi mendon nga ana e saj.

"Një ekonomist në kolltukun më të lartë të kombit, kjo është e re. Këhler la të kuptohet, se ai do ta shfrytëzojë këtë kompetencë profesionale me fjalët për "reformat që priten e s´vijnë". Kështu ai nuk i flet nga shpirti vetem atyre që e kanë vënë në fron, por përforcon edhe kancelarin, i cili përpiqet prej kohesh në këtë drejtim. Por Këhler deshmoi, që nuk mendon në mënyrë dogmatike. "Shqetesimin i tij për vendet e punës dhe siguri sociale" ai e permendi ashtu edhe si mungesen e fëmijeve dhe tendencat e perçarjes në shoqeri."

Fjale kritike gjen gazeta Westdeutsche Zeitung nga Düsseldorfi:

"Nqs Këhler do të bëjë të harrohet përfundimisht, që ai ishte fillimisht rezultat i një lëvizje të padenjë shahu dhe që ishte vetem zgjedhje e dorës së dytë, dhe nqs ai do të jetë president i të gjithë gjermaneve, siç deklaroi dje, atëherë Kohler duhet të dalë përfundimisht nga dara e kandidates për kancelare Angela Merkel. Kryetarja e unionit kristian demokrat duhet të pranojë, që një president federal nuk është instrument pushteti. Vetem një kokë e pavarur mund t´i oforojë vendit udheheqje shpirtërore."

Gazeta Handelsblatt konstaton lidhur me këtë:

"Nga përkrahësja e tij Angela Merkel kunder paralizimit të Gjermanisë Këhler nuk mund të presë shumë në moment. Kryetarja e Unionit Kristian Demokrat siç duket nuk ka interes që t´i ndihmojë qeverisë socialdemokrate dhe të gjelberve në realizimin e reformave. Por ajo bën sikur me zgjedhjen e Këhlerit është arritur përfundimisht nderrimi i pushtetit politik në Berlin, sikur të ishte vendosur për zgjedhjet e tjera presidenciale. Ndoshta Angela Merkel gezohet shumë shpejt. Aq në unitet sa ç´prezantohet tani unioni nuk është në të vertetë. Zgjedhjet presidenciale e kanë treguar kete."

Gazeta Berliner Zeitung e sheh kete krejt ndryshe:

"Diten pas zgjedhjes së Horst Këhlerit në postin e presidentit pyetja nuk është më nëse Angela Merkel do të mund të ishte kancelarja e parë e republikës. Pyetja që mbetet të bëhet është, kur do të bëhet kancelare pas zgjedhjeve të ardhshme, apo më herët. Socialdemokratët dhe të gjelberit kanë humbur dje një votim, sepse partia socialdemokrate kishte humbur më parë në seri zgjedhjet në lande. Vetem për këtë shkak ishte e qartë shumica në asamblenë federale. Schrëder dhe Müntefering duhet të përgatiten për humbje të tjera."

Në fund me gazeten Ruhr Nachrichten nga Dortmundi hedhim një vështrim tek kundershtarja e Këhlerit kandidatja e qeverisë Gesine Schwan.

"Këhler fitoi me një diferencë shumë të vogël. Gesine Schwan nga ana tjetër ka fituar shumë respekt dhe megjithë humbjen ajo del e forcuar nga gara. Asnjehere në histori një grua nuk ka qenë më afër qëllimit për t´u bërë kryetari femëror i shtetit, sesa profesoresha nga Frankfurti mbi Oder. Po të donte, ajo mund t´i jepte pa dyshim kabinetit të Schrëderit shkëlqim të ri."