1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Ulrike Quast10 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0b


Skandali i torturave në Irak, që duket se po merr përmasa gjithnjë e e më të medha, preokupon komentatorët e shtypit gjerman. Por se pari veçojmë temen e gjendjes të vështirë të buxhetit, që është në qender të komenteve.

"Meqenese kancelari Gerhard Schrëder refuzon një paketë të re kursimesh si dhe ngritjen e taksave, ministrit të financave Eichel i mbetet vetem një mundesi e tretë. T´i mbushe vrimat e buxhetit me më shumë borxhe. Eichel e di, se ai në këtë mënyre nuk largohet përfundimisht vetem nga rruga e konsolidimit, por behet edhe vetë krejtesisht i pabesueshem. Fundja ai ka qenë "Hansi i hekurt", i cili na ka thënë gjithnjë se jemi duke kullufitur të ardhmen tonë. Tani Eichel me gjithë rezervat e tij të shpallura duket se është i gatshem, që të vazhdojë marshimin në grackën e borxheve, edhe pse duke murmuritur. Megjithë keto leshime ditet e tij si minsiter i financave janë të numeruara.


Financial Times Deutschland shkruan:

"Schrëder ka nevojë për një kokë tjeter për një politikë tjetër. Në qeveri po e kuptojnë, kursimi i vazhdueshem në një konjunkturë të dobet nuk sjell gjë. Ne vend që të mbrojnë në mënyre ofensive ndryshimin e kursit, qeveria lekundet dhe e humbet momentin e optimizmit. Për këtë është përgjegjës kryetari i qeverisë dhe jo një minister."


Skandali për keqtrajtimet e irakianeve nga ushtaret amerikanë dhe britanike është tema e Stuttgarter Zeitung:

"Siç duket përgjegjësit në Uashington dhe Londer e dinë që prej muajsh, se çfare ka ndodhur në burgjet irakiane. Siç duket ushtaret dhe ushtarët e rinj duhen penguar që të torturojnë të burgosurit e tyre irakianë. Mendimi se ka vetem disa ushtarë të çmendur në shkretetirën irakiane, nuk është i duhuri. Sepse fjala është për tortura sistematike dhe në kampet e e Guantanamos. Por Rumsfeldi mbetet në detyre. Ku është nisur të shkojë Amerika? Shansi i vetem i vogël, për të rifituar së paku një copë besueshmeri në boten islame, qëndron në faktin se duhet pushuar Rumsfeldi."

Gazeta Express nga Boni shkuan

"Keqtrajtimi i të burgosurve irakiane është më shumë se sa vetem një skandal amerikan. E gjithë bota perëndimore, që mbron të njejtat vlera si dhe SHBA, e ka humbur fytyren. Argumentimi, se pushtuesit deshen ta çlironin vendin nga terrori, do të jetë gjithnjë e më i veshtirë të mbrohet. Urrejtja do të rritet. Sigurisht që tani ka rënë edhe perspektiva për një paqe të shpejtë nëä vend. Sepse fotografitë e torturave do të luajnë një rol të