1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

7 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1M

Tema qendrore e komenteve të gazetave te sotme gjermane janë zhvillimet në Irak dhe shpërthimi i valës më të re të dhunës mes kryengritësve shiitë dhe trupave amerikane, që deri tani rezultoi me dhjetëra të vrarë.
Gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan: "Duket se për trupat okupuese një shkallëzim i situatës është fare pranë. Në qoftë se ato nuk arrijnë të përfitojnë për vete shiitët e matur, sic janë ata të ajatollahut Ali al-Sistani, kërcënon edhe një kryengritje e vërtetë. Për amerikanët kjo do të thoshte hapje e shumë fronteve: në veri me kryengritësit sunitë të qytetit Faluxha, në jug me revolucionarët e shiitëve dhe në Bagdad me pesë milionë kryengritës nga të gjitha grupet. Tashti shihet gabimi për ndërhyrjen në Irak me një plan ushtarak dhe jo me një plan politik si dhe fakti që për një vit të tërë nuk është fituar mbështetja e OKB".
Kështu pohon "Süddeutsche Zeitung", ndërsa e përditshmja "Hadesblat" e Düseldorfit pohon: "Administrata ka futur veten në corrsokak: në qoftë se fillon një aksion më të fuqishëm kundër el Sadr dhe milicëve të tij, ekziston mundësia e një kryengritje në shkallë të gjërë, e cila shumë shpejt mund të kaplojë tërë popullatën shiite. Shkallëzim, luftë qytetare, kërcënime terroriste - këto mund të jenë reagimet e mundëshme zingjirë. Megjithë valën më të re të dhunës, shtëpia e bardhë ka duart e lidhura. Një dëshmi për këtë është fakti që presidenti Xhorxh Bush është mbështetur tepër tek ushtria dhe ideologjia dhe ka zhvilluar shumë pak strategji politike".
Gazeta "Westfälische Anzeiger" më shumë vëmendje i kushton udhëheqësit shpirtëror të shiitëve El Sadr:
"Një përson me pedigre radikale, udhëheqës i një minoriteti, por megjithatë ka mundësi të ndezë fuqinë e barotit. I përndjekur si shkelës ligjesh, është bërë simbol për të gjithë ata të cilët e ndjejnë veten të kufizuar nga një fuqi pushtuese, që kërcënon me hapjen e një lufte qytetare. Qeveria e Bushit e ka nëncmuar ndërhyrjen ushtarake në Irak. Lufta pas luftës ka filluar, dhe fundi i saj nuk mund të parashikohet".
Në këtë drejtim gazeta e kryeqytetit, "Berliner Zeitung" shton:
"Një alternativë tjetër do të ishte më e mira dhe më e keqja për amerikanët. Jashtë nga Iraku, kështu tingëllon kjo parullë. Qëllimi kryesor i proklamuar, rrëzimi i Sadam Huseinit dhe regjimit të tij është realizuar, që me siguri i kontribuon të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Irak. Mirëpo planet për demokratizimin e lindjes së mesme kanë dështuar në tërësi, dhe superfuqia hegjemoniste amerikane është turpëruar."
Kaq sa i përket temave ndërkombëtare, ndërkohë që një vëmendje e vecantë në gazetat e sotme gjermane i kushtohet aferës së shefit të Bankës Gjermane, Ernst Welteke, i cili ka lejuar që Dreznder Bank të paguajë llogaritë e tija private të qëndrimit në një hotel. Kjo është e palejueshme sepse ai duhet të kujdeset për mirëqenjen e të gjitha bankave të tjeras, ndërkohë që me pranimin e parave prej Dreznder Bank, ajo konsiderohet e favorizuar.
Gazeta "Die Welt shkruan:
"Ernst Weltekes iu dashën katër ditë për të kërkuar falje për këtë aferë hoteli. Kjo është e vonuar. Dëmi i deklarimeve të tija të para është tepër i madh. Një shef i Bankës Gjermane i cili nuk i përmbahet kodeksit të mirësjelljes, nuk mund të jetë i besueshëm as për Qeverinë federale dhe kursin e saj të stabilizimit".
Ndërsa gazeta "Frankfurter Rundschau" më shumë vëmendje i kushton paralajmërimeve të Prokurorisë për fillimin e hetimeve kundër Welteke:
"Natyrisht që edhe për Welteke duhet të vlejë norma e pafajësisë deri në dëshmimin e të kundërtës. Mbetet të shihet si do të përfundojë kjo cëshjte, por cështja kryesore është nëse ai ka humbur pavarësinë dhe integritetin e duhur për ushtrimin e detyrës së njeritut të parë të bankës."
Më në fund, gazate "Financial Times" pohon se "bordi i Bankës gjermane duhet që Welteke ta detyrojë sa më parë të largohet, nëse synon kufizimin e dëmit".