1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Gerhard M. Friese16 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/As2I
Paraqitja e përbashkët e kancelarit gjerman Gerhard Shrëder dhe ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë Franc Myntefering në kongresin e landit të Partisë Socialdemokrate në Nordhajnvestfali është temë qendore në gazetat e sotme gjermane. Për gazetën NEUE RUHR/NEUE RHEIN-ZEITUNG e cila botohet në Essen ky ishte një fillim i ri: "Nëse pas paralajmërimit të Gerhard Schrëder se heq dorë nga kryesimi i Partisë Socialdemokrate u përhap ideja se tani bëhet fjalë për një gjysëm kancelari atëherë kongresi i landit të socialdemokratëve në fundjavë sinjalizoi një atmosferë krejt tjetër. Prapëseprapë nuk është e sigurtë ende nëse kjo atmosferë e cila u vërejt në Bohum do të kaloj kufinjët e qytetit. Megjithatë mënyra se si kancelari dhe shefi i ardhëm i partisë parastërviten delegatët me punën e dy krerëve të ri të dyfishtë, sjell risi", lexojmë në NEUE RUHR/NEUE RHEIN-ZEITUNG. Për të përditshmen KÖLNISCHE RUNDSCHAU kjo nuk do të thotë ende asgjë: "Shfaqja e harmonisë tregon për një njollë me peshë të rëndë: vetëm me grusht në çantë baza e Partisë Socialdemokrate pranon agjendën e reformave 2010, për këtë shumë nuk duan të luftojnë. Më së voni kur sindikatat të kenë filluar protestat masive kundër shkurtimeve sociale partia do të përballet me provën e lakmusit për aftësinë e reformave", shkruan KÖLNISCHE RUNDSCHAU. Ndërkaq STUTTGARTER ZEITUNG para së gjithash pyet: "Sa i pathyeshëm është partneriteti në kreun e Partisë Socialdemokrate?. Çka nëse realiteti qeveritar me vete sjell kërkesa të reja të tepruara, provokime të reja?. Nëse baza e partisë pastaj ngre krye dhe kërkon që kryetari të mbroj dhe të respektoj vullnetin dhe sovranitetin e saj?. Çka nëse me kalimin e kohës zhduket magjia e fillimit dhe Mynteferingu një ditë sheh me dilemë lojalitetin e dyfishtë të tij: nga njëra anë kancelari, nga ana tjetër partia?. Çka do të bëhet nëse zgjedhjet e ardhshme nuk do të fitohen nga socialdemokratët?. Atëherë kancelari ka sqaruar një problem të rëndësishëm ndërkohë që Mynteferingun e presin problemet shtesë", vlerëson gazeta STUTTGARTER ZEITUNG. Nga ana tjetër MITTELBAYERISCHE ZEITUNG nga Regensburgu i tërheq vëmendjen opozitës: "Unioni në opozitë deri më tash ka përcjellur me gëzim të lig rrokadën e personelit në Partinë Socialdemokrate. Megjithatë kujdes: Stili i Mynteferingut përkon me gjendjen e shumë qytetarëve. Shembulli më i mirë për këtë: në parim sipas anketave të fundit për reforma janë të gjithë por nëse në praktikë tek mjeku duhen paguar dhjetë euro atëherë ankohet pothuajse secili. Shtresa e gjerë e mesme në Gjermani frikësohet për standardin e jetesës, fjalën reformë ajo e sheh si kërcënim për të. Pozita në të cilën ndodhet Myntefering dhe mënyra e tij e angazhimit së shpejti mund të tregohet më e suksesshme tek qytetarët se euforia e opozitës për reforma" parashikon MITTELBAYERISCHE ZEITUNG. Me gazetën SCHWÄBISCHE ZEITUNG e cila botohet në Leutkirch kalojmë në Qipro. Sipas saj përparimet e papritura në bisedimet për Qipron kanë të bëjnë para së gjithash me dëshirën e Turqisë që të bëhet antare e Bashkimit Evropian. "Grekët nuk duan që të përvetësojnë ndikimin në Bashkimin Evropian dhe të sjellin në pozitë të palakmueshme negociuese vllezërit e motrat e tyre në ishullin turistik. Dhe turqit nuk mund të arrijnë asgjë me pavendosmërinë e tyre. Nëse rruga e tyre politike herdokur do të përfundoj në Evropë atëherë çështja e Qipros do të jetë sprovë për ta. Vetëm nëse më 1 maj në Bashkimin Evropian do të integrohet një ishull i bashkuar do të pushojnë edhe zërat si përshembull në Unionin Kristinasocial gjerman të cilët pohojnë se për Turqinë nuk ka vend në Evropë", konkludon SCHWÄBISCHE ZEITUNG. Ndërkaq në MÄRKISCHEN ODERZEITUNG thuhet: "Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan aktualisht ka orientuar të gjitha forcat drejt realizimit të qëllimit për antarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Andaj kjo është edhe arsyeja pse Ankaraja zyrtare tani nuk mbështet Denktashin në politikën e tij seperatiste. Zhvillimi senzacional është një goditje e lehtë nën hundë për të gjithë politikanët të cilët besojnë që me "kushte të palotësueshme" për Ankaranë mund të pengohet antarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian. Jo, me këtë rast argumentet duhet të jenë më të sinqerta", shkruan MÄRKISCHEN ODERZEITUNG.