1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit kosovar

Agim Zogaj / Prishtinë18 Korrik 2004
https://p.dw.com/p/ArzL

"Koha Ditore" e cila ka arritur te sigurojë "letren per Kosoven" te paraqitur para ministrave te BE-se dhe te perpiluar nga gjashte shtete te Evropes Qendore (Austria, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia) njofton se "Letra eshte ende konfidenciale dhe per te pritet te debatojne shefat e diplomacive te vendeve te BE-se ne takimin joformal te tyre qe do te zhvillohet ne vjeshte ne Holande. Nje lexim i kujdesshem i planit te krijon menjehere pershtypjen se perpilimi i ketij plani ka qene kryesisht i influencuar nga zhvillimet e marsit dhe nga niveli i madh i mosbesimit qe eshte krijuar me institucionet e Kosoves, mosbesim qe eshte ende tejet i pranishem me gjithe deklarata te lidereve te Kosoves se jane kapercyer pasojat e marsit".

Gazeta shkruan se "Dokumenti edhe fillon me pohimin se " pas zhvillimeve te marsit bashkesia nderkombetare duhet te marre parasysh nje numer mesimesh" dhe vazhdon te thote se "vëmendja e bashkesise nderkombetare nuk duhet te hiqet nga Ballkani, se hendeku mes politikes se bere deri me tash te bashkesise nderkombetare dhe axhendes politike te paleve perkatese ne Kosove eshte duke u thelluar, se rezultatet e arritjes se standardeve jane qarte te pakenaqshme dhe se zhvillimet ne Kosove kane ndikim te drejtpedrejte ne Beograd dhe anasjelltas".

Duke ngelur ne qendrimet e diplomacies nderkombetare ndaj çeshtjes se Kosoves, ne vijim shkepusim thekse nga deshmia e James O'Brien, paraqitur para Komitetit te Marredhenieve me Jashte te senatit te SHBA-ve i cili, siç shkruan "Koha Ditore", veç tjerash ka thene se "Kosova meriton veteqverisje, jo nje administrate kuazi – koloniale. Hapat qe duhet ndermarre jane : UNMIK-u te largohet – NATO – ja te mbetet; kosovareve duhet t'u jepet veteqeverisja e plote; ekonomia te jete prioritet numer nje i institucioneve te Kosoves; KFOR-i te mbetet i fuqishem dhe te mbetet edhe per disa vjet; te behen pergatitjet per diskutimin e statusit; dhe sistemi zgjedhor duhet te nderrohet dhe te behet me lista te hapura". James O Brien konsideron se " Kosova eshte çeshtje me urgjente me te cilen perballet rajoni".

"Bota Sot" e cila angazhohet qe, Kosova te perfaqesohet ne Keshillin e Sigurimit nga lideret e saj", analizon se " Nje mori te derguarish te Keshillit te Sigurimit kane vizituar Prishtinen, kohet e fundit, ku jane takuar me zyrtaret nderkombetare, me lideret kryesore te Kosoves dhe te tjere. Ata kane trokitur edhe ne Beograd… Te derguar te tille, si dhe herave te tjera, kontribuojne per raportin zyrtar te radhes te KS per Kosoven, raporte te cilat, sa me shume qe ka laluar koha, sic dihet, jane bere gjithnje e me negative".

Gazeta vlereson se " Pese vjet e nje muaj qe Kosova eshte e çliruar dhe ndodhet me praninë e bashkesise nderkombetare, do te ishte e domosdoshme qe Keshilli i Sigurimit te hidhte nje hap vendimtar ne raportet e bashkesise nderkombetare me popullin e Kosoves, duke ftuar ne mbledhjen e radhes lideret kryesore te Kosoves, te cilet perfaqesojne voten e Sovranit te Kosoves…Nese Keshilli i Sigurimit nuk i fton perfaqesuesit e ligjshem te Kosoves, lideret e saj kryesore, atehere kjo instance perditshmerie e Kombeve Bashkuara qellimisht nuk i sherben stabilitetit, paqes, se sotmes dhe te ardhmes ne rajonin e Gadishullit Ilirik dhe pasojat e kesaj politike dihen se kane impakte globale negative", konkludon "Bota Sot".