1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

30 Korrik 2006

Tema qendrore të shtypit ndërkombëtar të kësaj jave ishin konflikti në Lindjen e Mesme dhe skandali i dopingut gjatë garës çiklistike Tour de France.

https://p.dw.com/p/Aroh
Fotografi: AP

Ndërkohë që luftimet në Liban po vazhdojnë dhe bashkësia ndërkombëtare po përpiqet që në këtë rajon të rikthehet paqja, mendimi i përbashkët i shtypit ndërkombëtar është se gjithçka po bëhet me ritme tepër të ngadalshme.

Gazeta britanike "Guardian" shkruan:

"Eshtë e çuditshme që edhe dy javë pas konfliktit të Libanin bota bën sehir në vend që të veprojë. Pas turpeve të viteve 90-të kur Evropa shihte duarkryq sesi popullsia civile e Sarajevës qëllohej prej kodrave përreth dhe OKB-ja nuk arriti t'i jepte fund luftës civile në Ruandë, tani banorët e Britanisë së Madhe dhe vendevev të tjera të Evropës shohin çdo ditë në ekranet e televizionit pamjet e masakrës në Liban. Dhe ata presin me të drejtë që qeveritë e vendeve të tyre të japin një përgjigje, por asgjë nuk po ndodh."

Sipas mendimit të gazetës franceze "Libération" edhe konferenca e Romës prej së cilës pritej ndonjë përgjigje, u zhvillua sipas motos "u mbars mali dhe polli një mi":

"DÃ