1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ne Kosove

Agim ZOGAJ / Prishtinë14 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4J
Fillojmë me thekset kryesore nga intervista e Ramush Haradnajnt, kryetar i AAK-së dhënë për numrin e sotëm të gazetës "Zëri" e ku fillimisht, një ditë para Kuvendit të punës të AAK-së Haradinaj konstaton se " Kuvendi i së shtunës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë një moment pune dhe njëkohësisht një fitore, se në kuvendin e mëparshëm, që ishte edhe zgjedhor, ne nxorëm objektiva". Kryetari i AAK-së ndërsa konsideron se " suksesi në politikën e standardeve do të arrihej në rast se bashkësia ndërkombëtare nuk do hezitojë që tu japë mundësi institucioneve të Kosovës që të dëshmojnë aftësitë e veta ede në ato pjesë të kompetencave që quhen të rezervuara". Në këtë kontekst Haradinaj është i qartë kur deklaron se " Në rast se do të ndodhë sikur ka ndodhur deri më tani, ne dhe bashkësia ndërkombëtare do të detyrohemi të ulemi prapë dhe ti shqyrtojmë gabimet e bëra". "Bota Sot" ndërkaq, numrin e qel me rikonstatimin se " Vetëm njohja zyrtare e pavarësisë e nxjerr Kosovën nga status quoja, se dalja e Kosovës nga status quoja, ku gjendet në mënyrë absurde, do të kishte ndikim të menjëhershëm dhe vendimtar edhe në ecurinë e proceseve të domosdoshme bashkohore në rajonin e gadishullit Ilirik".

Gazeta thekson se " Vetëdijësimi ynë për ta nxjerrë Kosovën nga status quoja ka rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimet e Kosovës, për zhvillimet shqiptare në tërësi dhe për rajonin, sese kështu do të arrijmë që, në mënyrë tërësisht të përqendruar të këmbëngulim për njohjen sa më të shpejtë të njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës". Me vështrimin autorial të Arben Xhaferit, botuar në "Koha Dotore" kalojmë në zhvillimet në Maqedoni. Artikullshkruesi fillimisht nënvizon se " Diskursi vajtues ka lëshuar rrënjë të thella në Maqedoni. Të gjithë ata që merren me formimin e opnionit e bëjnë këtë në mënyrë vajtuese". "Kjo veti " siç vëren Xhaferi, " që tashmë është shndërruar në manir, shihet edhe kur analiozohet,edhe kur kritikohet, edhe kur urrehet, edhe kur shfaqet simpatia. Por, nga ana tjetër, askush nuk analizon apo pyet serozisht prej nga buron vajtimi, pse shfaqen fërkimet ndëretnike brenda në shtet, pse shfaqen fërkimet me fqinjët, pse shfaqen keqkuptimet me faktorin ndërkombëtar". Autori konkludon se " Në vend të analizave kemi satanizime të çështjeve, apo shpikje të akuzave mbi baza të teorisë së konspiracionit".